LAJMI I FUNDIT:

Publikohet paraqitja e shkurtër e “Sonic the Hedgehog”

Publikohet paraqitja e shkurtër e “Sonic the Hedgehog”
(Foto: Screenshot/YouTube/Paramount Pictures)

Paramount Pictures e ka publikuar paraqitjen e parë të shkurtër të filmit “Sonic the Hedgehog”, i cili do të nisë shfaqjen në muajin nëntor të këtij viti.

Filmi sjell ngjarjen për luftën e Sonic kundër mjekut keqbërës, Robotnik, të cilin e luan Jim Carrey.


Rolin kryesor e luan James Marsden, i cili e ka luajtur edhe rolin e policit edhe të shokut të Sonicut, Tom Wachowski. Zërin për karakterin e Sonicut e ka huazuar Ben Schwartz.

Ky do të jetë filmi i parë që i kushtohet krejtesisht Sonicut, të cilin deri më tani kemi mundur ta shohim në filmin e animuar”Wrech-It Ralph”.

Regjinë e ka bërë Jeff Fowler, i njohur për filmin Gopher Broke”, i cili në vitin 2005 ishte nominuar për Oscar. Ndërsa Tim Miller (që e ka bërë regjinë e filmit të parë “Deadpool”) është producent ekzekutiv i filmit. /Telegrafi/