LAJMI I FUNDIT:

Samanta publikon klipin e këngës “Ku ma le” me një koreografi interesante

Samanta publikon klipin e këngës “Ku ma le” me një koreografi interesante
Samanta Karavella (Foto: Screenshot/YouTube/Samanta)

“Ku ma le” është titulli i këngës më të re të Samanta Karavellës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producenti i shumë hiteve, Cricket, qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka realizuar muzikën.


Të gjitha lajmet nga Samanta Karavella
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Samanta Karavella

Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja së bashku me Geskon, ndërsa për koreografinë interesante është kujdesur Elena Basha.

Max Production qëndron prapa anës vizuale, pasi e ka xhiruar videoklipin e kësaj kënge.

Bashkëpunimi me Elinel, “Vonë”, është një prej realizimeve më të fundit të Samantës që është pëlqyer nga fansat e saj. /Telegrafi/