LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Sondazhet e reja tregojnë se 58% e popullatës në Kosovë përkrahin suspendimin e tarifës (Video)

Haziri: Sondazhet e reja tregojnë se 58% e popullatës në Kosovë përkrahin suspendimin e tarifës (Video)

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se mendimi i tij është se Kosova është e vonuar me heqjen e taksës.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova nuk guxon t’i rrezikojë marrëdhëniet me Amerikën.


Nënkryetari i LDK-së ka thënë se ky subjekt politik është befasuar me vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës dhe sipas tij të befasuar kanë mbetur edhe ndërkombëtarët.

“Nuk hyhet me inate politike në vendime të rëndësishme në shtet dhe pa opsione dalëse”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haziri thotë se është e vërtet që taksa ka qenë një vendim popullor që ka marrë Qeveria në raport me Serbinë, por sipas tij edhe largimi është opsion që po mbështetet.

“Para dy ditësh sondazhet e reja tregojnë se 58% e popullatës përkrahin suspendimin e tarifës. Ky deponim i qytetarëve ka ndodhur vetëm për dy javë, sepse askush nuk donë të rrezikojë partneritetin tonë me SHBA-në shkaku i kësaj tarife”.

Kryetari i Gjilanit ka thënë se nëse Kosova vendos kushte që janë të paarsyeshme politikisht, topi kalon në anën tjetër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori