LAJMI I FUNDIT:

Zidane ka buxhet 400 milionë euro – disa nga këta dhjetë yje do të tentohen që të blihen në verë

Zidane ka buxhet 400 milionë euro – disa nga këta dhjetë yje do të tentohen që të blihen në verë

Zinedine Zidane është kthyer si trajner i Real Madridit, pas më pak se 300 ditësh kur e la këtë post.

Fillimisht Julien Lopetegui e pastaj edhe Santiago Solari, nuk arritën ta bënin dallimin, duke u eliminuar nga të gjitha garat.


Klubi po tenton revolucion dhe mund të shes madje dhe yje si Gareth Bale e Luka Modric.

Ndër prioritetet kryesore do të jetë zëvendësimi i Cristiano Ronaldos, ndikimi i të cilit në momentet e mëdha është vërejtur këtë vit.

Fjalët e para të Zidanes pas rikthimit: I lumtur që u ktheva pasi kisha shumë oferta, lojtarët duhet ta kuptojnë që luajnë për Real Madridin
Lexo po ashtu Fjalët e para të Zidanes pas rikthimit: I lumtur që u ktheva pasi kisha shumë oferta, lojtarët duhet ta kuptojnë që luajnë për Real Madridin

Pra, kë mund të synojë Real Madridi këtë verë? Goal.com ka vendosur një listë prej 10 emrash që mund ftohen nga Reali.

Neymar | Paris Saint-Germain

Ylli i Brazilit ka kohë që flitet për një rikthim në La Liga.  qoftë me Real Madridin apo me rivalët e Barcelonës.

Neymar kohëve të fundit ka diskutuar për një lëvizjeje në Bernabeu, duke thënë se ai ishte i pasigurt për të ardhmen, por i lumtur në Paris .

Eden Hazard | Chelsea

Ylli i Chelseat ka folur për simpatinë e tij ndaj Real Madridit dhe besohet të jetë shpresëdhënëse për një lëvizje.

Duket një mundësi tani që Zidane është kthyer në krye. Me kontratën e Hazardit që skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Marcus Rashford | Manchester United

Rashford thuhet se tërhoqi një interes nga Real Madridi këtë dimër.

Me Ole Gunnar Solskjaer sulmuesi anglez po shkëlqen, jo sic bënte me Jose Mourinhon.

Kylian Mbappe | Paris Saint-Germain

Ylli më i ndritshëm në botë, Mbappe nuk është i huaj për lidhjet e tij me Real Madridin.

Me 24 gola në 21 ndeshje në Ligue 1, katër në Ligën e Kampionëve dhe duke e fituar Kupën e Botës, ai është kthyer në as.

Zidane mund ta tundohu e yllin e ri për të shkuar në Bernabeu.

Mauro Icardi | Inter Milan

Thonë se është i lënduar, disa thonë se e ka për çështje kontrate, por Mauro Icardi nuk po luan te Interi.

Icardi ka qenë i lidhur me Real Madridin që një kohë. Ai këtë kalim  mund ta realizojë tani.

Harry Kane | Tottenham

Kur vjen puna te sulmuesit e qendrës që shënojnë gola, gjithmonë bie mendja te Harry Kane.

Karim Benzema ka shënuar 13 gola deri më tani në 27 ndeshje në La Liga, por  Kane ka pesë vite që shëon rregullisht mbi 20 gola.

Kane ka nënshkruar një kontratë të re në verën e vitit 2018, por Tottenham nuk po lufton për trofe dhe kjo mund të bëjë që lojtari ta kërkojë largimin.

Mohamed Salah | Liverpul

Salah ishte e lidhur me Real Madridin dhe Barcelonën verën e kaluar, por tani flitet edhe për Juventusin.

Duke e pamundur që Liverpooli ta linte me lehtësi yllin e ri, por si Philippe Coutinho, disa shitje janë të detyruara.

Paulo Dybala | Juventus

Argjentinasi nuk po kalon momente të mira te Juventusi dhe marrëdhënia me trajnerin, Massimiliano Allegri.

Një ofertë e fortë nga Real Madridi mund të jetë në gjendje të shtyjë argjentinasin drejt Bernabeut.

Christian Eriksen | Tottenham

Ylli i Tottenhamit ka qenë i lidhur me Real Madridit dhe mund t’i ndjek hapat e Luka Modric.

Kontrata e Eriksen ka edhe 12 muaj.

Modric në moshën 33 vjeçare, mund ta ndërrojë mjedis për t’i lënë rrugë të lirë danezit.

Cristiano Ronaldo | Juventus

Ideja më e çmendur është rikthimi i Ronaldos. Ai po bën mjaft mirë në Juventus.

Juventusi e mori Ronaldon për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe problem që do ta lëshojë këtë verë që po vije.

Ashtu si Real Madridi e ri kthye Zidanen, mund të bënë edhe me Ronaldon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori