LAJMI I FUNDIT:

Interi dhe Juventusi po konsiderojnë shkëmbimin Icardi-Dybala?

Interi dhe Juventusi po konsiderojnë shkëmbimin Icardi-Dybala?

Interi dhe Juventusi po konsiderojnë në mënyrë aktive një shkëmbim të bujshëm në fund të sezonit.

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi dhe ai i Juventusit, Paulo Dybala janë subjekt i bisedimeve të shkëmbimit mes dy skuadrave italiane.


Sipas mediumit Tuttomercatoweb, një shkëmbim mes dy sulmuesve të “palumtur” është një opsion real.

Icardi nuk largohet nga Italia, vetëm Juve dhe Napoli mund t’ia plotësojnë kushtet
Lexo po ashtu Icardi nuk largohet nga Italia, vetëm Juve dhe Napoli mund t’ia plotësojnë kushtet

Kjo pasi sipas tyre ish-drejtori gjeneral i Juventusi, Beppe Marotta, tani po drejton gjërat në Inter si drejtor i sportit.

Icardi dhe Dybala janë miq të mirë mes vete, por mund të përfundojnë duke shkëmbyer skuadrat (Foto: B/R)

Marotta dhe zëvendësuesi i tij te Juve, Fabio Paratici, janë të përgatitur të marrin në konsideratë shkëmbimin, por thuhet se ka një problem.

Ajo është se drejtuesit e Zonjës së Vjetër e konsiderojnë lojtarin e tyre më të vlefshëm dhe kërkojnë para shtesë.

Marotta i kundërpërgjigjet Paraticit të Juventusit: Nuk e shesim Icardin, për Dybalan shohim në verë
Lexo po ashtu Marotta i kundërpërgjigjet Paraticit të Juventusit: Nuk e shesim Icardin, për Dybalan shohim në verë

Paratici këmbëngul se Dybala është lojtar më i vlefshëm – diku plus 10 milionë euro – nëse ata i vlerësojnë të dy sulmuesit në rajonin prej 100 milionë eurove.

Megjithatë, Marotta këmbëngul se Icardi është më afër barazisë sesa ajo që Paratici pretendon dhe ditëve të ardhshme mund të ketë risi në këtë sagë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Kalo në kategori