LAJMI I FUNDIT:

Dy shqiptarë në formacionin e javës në Kroaci  – Ismajli dhe Rrahmani sundojnë në mbrojtje

Dy shqiptarë në formacionin e javës në Kroaci  – Ismajli dhe Rrahmani sundojnë në mbrojtje

Dy mbrojtës shqiptarë janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 22-të të Superligës kroate të njohur si 1. HNL.

Bëhet fjalë për Amir Rrahmanin, pjesë e Kosovës, dhe Ardian Ismajli, pjesë e Shqipërisë.


Rrahmani shënoi gol në fitoren 3-0 ndaj Osijekut të Kristal Abazajt.

I dyti vijon me paraqitjet të mira te Hajduku i Splitit, ku është rikthyer nga lëndimi dhe në dy ndeshjet e fundit nuk është zëvendësuar asnjëherë.

Mediat kroate kanë dhënë dhe arsyet pse dyshja janë në formacion.

“Dinamo ishte mjaft aktive kundër Osijek (3-0) në të majtë të mbrojtjes. Ditë e shënuar për mbrojtësin e Kosovës. Nga fusha ku shënoi gol, në festën e ditëlindjes së tij të 24-t. Rrahmani shënoi me kokë”, shkruajnë mediat kroate.

Sa i përket Ardian Ismajli ata e kanë vlerësuar paraqitjen dhe neutralizimin e sulmuesve kundërshtarë.

“Një tjetër performancë e cilësisë së lartë të lojtarit të kombëtares shqiptare në barazim kundër Gorica (0-0). Ai u paraqit mjaft mirë, duke dyluftuar me Lukasz Zwolinsky, dhe më vonë me Cherif Ndiaye, i cili nuk pati ndonjë rast”, shkruhet për Ismjalin.

Dyshja janë produkt i futbollit të Kosoës pasi karrierën e kanë nisur në klube se Ramiz Sadiku dhe 2 Korriku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori