LAJMI I FUNDIT:

Familja e Jackson ka paralajmëruar padi ndaj HBO, kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim për filmin dokumentar

Familja e Jackson ka paralajmëruar padi ndaj HBO, kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim për filmin dokumentar
Michael Jackson (Foto: Carlo Allegri/Getty Images/Guliver)

Trashëgimtarët e Michael Jacksonit do ta padisin HBO-në për shkak të filmit dokumentar “Leaving Neverland”, me ç’rast do të kërkojnë 100 milionë euro dëmshpërblim.

Dokumentari që u dha premierë në Festivalin Sundance flet për keqtrajtimet e aluduara të Mbretit të muzikës pop ndaj fëmijëve në rançin e tij.


Edhe sa ishte gjallë, Jackson është përballur me akuza për keqtrajtim të fëmijëve (Foto: Tony O”Brien /Allsport/Getty Images/Guliver)

Avokati i familjes Jackson ka thënë se këngëtari i ndjerë ka qenë i pafajshëm në raport me këto akuza dhe se punonjësit e HBO nuk e kanë trajtuar si duhet çështjen në bazë të të cilës e kanë xhiruar dokumentarin dhe se nuk i kanë konfirmuar faktet, porse thjeshte kanë financuar dhe prodhuar një film ku flasim dy viktima, të cilët në këtë kaluarën, nën betim, kanë thënë se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre dhe muzikantit.

Michael Jackson (Foto: MJ Kim/Getty Images/Guliver)

Në filmin që zgjat katër orë, fokusi është tek akuzuar për keqtrajtim seksual të Wade Robson dhe Jimmy Safechuck, që datojnë nga vitet e tetëdhjeta, kur ata ishin shtatë dhe dhjetë vjeç, respektivisht. Ata kanë thënë se këngëtari u kishte dhënë ëmbëlsira për të bërë seks me ta dhe madje, kanë pohuar se Jackson e kishte organizuar edhe martesën me njërin prej tyre.

Të gjitha lajmet nga Michael Jackson
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Michael Jackson

Përkundër kërcënimit me padi, nga HBO kanë thënë se do të vazhdojnë me emetimin e këtij dokumentari. Ndërkaq, familja e Jackson ka thënë se Michael ka pasur marrëveshje me këtë shtëpi televizive, sipas të cilës ata nuk guxojnë të shpifin për të. Megjithatë, kjo gjë është hedhur poshtë nga përfaqësuesit e HBO.

Michael Jackson (Foto: Kevork Djansezian-Pool/Getty Images/Guliver)

“Me gjithë përpjekjet e dështuara që filmi të mos shfaqet, planet tona mbesin të pandryshuara. Shikuesit e kanë mundësinë që ta vlerësojnë vet filmin dhe pohimet rreth tij”, kanë thënë nga HBO.

Dokumentari do të emetohet në dy pjesë, më 3 dhe 4 mars, ndërsa secila pjesë do të zgjasë nga dy orë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori