LAJMI I FUNDIT:

Uashingtoni paralajmëron regjimin e Maduros

Uashingtoni paralajmëron regjimin e Maduros

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi sot regjimin venezuelas të Nicolas Maduro kundër përpjekjes për të goditur opozitarin Juan Guaido, të cilin Uashingtoni e ka njohur si president të përkohshëm të këtij vendi të pasur me naftë, që është tronditur nga një krizë e rëndë politike.

“Ata që përpiqen të sabotojnë demokracinë dhe të sulmojnë Guaidon do të kenë pasoja”, shkruan në “Twitter” John Bolton, këshilltar i Donald Trump për sigurinë kombëtare.


Regjimi i presidentit venezuelas, Nicolas Maduro rriti sot presionin kundër rivalit të tij, Juan Guaido pasi SHBA-ja i dha presidentit të vetëshpallur të përkohshëm kontrollin mbi disa llogari të rëndësishme bankare dhe prona.

Prokurori i përgjithshëm, Tarek William Saab tha se i ka kërkuar Gjykatës Supreme të ndalojë Guaidon nga largimi nga vendi dhe të ngrijë llogaritë e tij bankare.