LAJMI I FUNDIT:

LDK e quan farsë takimin për dialog të thirrur nga Veseli

LDK e quan farsë takimin për dialog të thirrur nga Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka ftuar sërish partitë opozitare dhe krerët e institucioneve në takimin e radhës dakordues rreth dialogut me Serbinë.

Në takimin i cili është thirrur për të hënën janë ftuar Presidenti, Kryeministri, Ekipi Negociator si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare LDK dhe VV.

VV bojkoton sërish ftesën e Veselit për dialog: Këto takime po mbahen për legjitimimin e Thaçit
Lexo po ashtu VV bojkoton sërish ftesën e Veselit për dialog: Këto takime po mbahen për legjitimimin e Thaçit

Pavarësisht kësaj, LDK dhe VV do ta bojkotojnë sërish këtë takim.


Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se këto takime janë vetëm farsë e asgjë tjetër.

“Nuk shoh asnjë arsye për të marrë pjesë në një takim të tillë që është veç farsë e asgjë tjetër. z.Veseli përfaqëson partinë e dytë në Kuvend për nga numri i deputetëve, dhe nuk mund të pretendojë të marrë as rol unifikues e as udhëheqës”, ka deklaruar Osmani.

Veseli fton sërish krerët institucionalë dhe përfaqësuesit e opozitës për t’u koordinuar për dialogun
Lexo po ashtu Veseli fton sërish krerët institucionalë dhe përfaqësuesit e opozitës për t’u koordinuar për dialogun

Edhe Lëvizja Vetëvendosje përmes zëdhënëses së saj, Tinka Kurti kanë konfirmuar për Telegrafin se nuk do të marrin pjesë në takim, duke thënë se këto takime po mbahen për legjitimimin e Hashim Thaçit.

Kujtojmë se LDK dhe VV nuk kanë dërguar asnjë përfaqësues të tyre që t’i bashkohen Ekipit Negociator. /Telegrafi/