LAJMI I FUNDIT:

Fadil Vokrri me status të ‘Qytetarit me Merita të Veçanta’, familjes së tij do t’i ndahen nga një mijë euro në muaj

Fadil Vokrri me status të ‘Qytetarit me Merita të Veçanta’, familjes së tij do t’i ndahen nga një mijë euro në muaj

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës, pas propozimit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka miratuar vendimin për njohjen e statusit të ‘Qytetarit me Merita të Veçanta’ për legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për kontributin dhe promovimin e sportit.

“Sot Qeveria e Kosovës mori vendim për njohjen e statusit të qytetarit me merita të veçanta për Fadil Vokrrin, për kontributin e tij që ka dhënë në promovimin e sportit”.


“Në bazë të propozimin të bërë, në baza mujore familjes së tij do t’i ndahen mjete financiare në vlerë prej një mije euro”, sqaroi ministri Gashi.

Duke e vlerësuar lart kontributin e Fadil Vokrrit i cili me angazhimin e tij, futbolli i Kosovës është i njohur ndërkombëtarisht, ministri ka thënë se “Fadil Vokrri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës, qoftë si futbollist aktiv, e mandej edhe si udhëheqës sportiv”.

“Me angazhimin e tij kemi ardhur deri në këtë dite, kur futbolli i Kosovës është i ndërkombëtarizuar plotësisht”.

Gjithashtu ministri vendim e Qeverisë e vlerësoi si mirënjohje shtetërorë.

“Ky vendim është një vlerësim dhe mirënjohje shtetërore për legjendën Vokrri”, ka thënë ministri Gashi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi fiton avantazh në garën për transferimin e top yllit francez

Real Madridi fiton avantazh në garën për transferimin e top yllit francez

La Liga
Manaj i jep lamtumirën Sivassporit pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gati hapi i madh në karrierë

Manaj i jep lamtumirën Sivassporit pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gati hapi i madh në karrierë

Ndërkombëtare
Joan Laporta konfirmoi shkarkimin e Xavit nga shtrati i spitalit

Joan Laporta konfirmoi shkarkimin e Xavit nga shtrati i spitalit

La Liga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Premier League
Kalo në kategori