LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Rabiot në Ligën Premier, dy top klube pas tij

E ardhmja e Rabiot në Ligën Premier, dy top klube pas tij

Adrien Rabiot ka vendosur të largohet nga Juventusi pas pesë viteve qëndrim në Allianz Stadium.

Mesfushori francez ka shfaqur një formë të shkëlqyer në vitet e fundit, por kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe ai është i vendosur të largohet si lojtar i lirë nga Zonja e Vjetër.

29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje zyrtare në Serie A, ku ka kontribuar me pesë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

E ardhmja e lojtarit duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, ku dy top klube si Manchester United dhe Newcastle United e kanë bërë prioritet transferimin e tij.

Rabiot largohet nga Juventusi, pesë klube që po kërkojnë shërbimet e tij
Lexo po ashtu Rabiot largohet nga Juventusi, pesë klube që po kërkojnë shërbimet e tij

Manchester United e sheh Rabiot si një mundësi për të forcuar mesfushën e tyre pa pasur nevojë të shpenzojë shumë para për transferime.

Me cilësinë dhe përvojën e tij, francezi mund të përshtatet shpejt në Ligën Premier dhe të kontribuojë menjëherë në Old Trafford.

Nevoja për një mesfushor qendror dhe mbrojtës cilësor është e qartë për Djajtë e Kuq dhe Rabiot do t’i përshtatej në mënyrë të përkryer këtij profili.

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit
Lexo po ashtu "Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Nga ana tjetër, edhe Newcastle United ka shfaqur interesim të madh për lojtarin. Klubi, i mbështetur nga kapacitete të mëdha financiare, është i gatshëm të ofrojë një kontratë tërheqëse për të siguruar shërbimet e Rabiot.

Reprezentuesi francez fiton rreth shtatë milionë euro në Juventus, derisa si Newcastle ashtu edhe Manchester United janë të gatshme t’i ofrojnë kontratë më të mirë financiare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Maratona e Euro 2024 vazhdon sot me tre ndeshje fantastike - Luhen duelet e Grupit D dhe E

Maratona e Euro 2024 vazhdon sot me tre ndeshje fantastike - Luhen duelet e Grupit D dhe E

Ndërkombëtare
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Përfaqësueset
Hummels në bisedime me drejtuesit e gjigantit italian

Hummels në bisedime me drejtuesit e gjigantit italian

Serie A
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Napoli ka refuzuar 100 milionë euro për Kvaratskhelian, lojtari kërkon me ngulm largimin

Napoli ka refuzuar 100 milionë euro për Kvaratskhelian, lojtari kërkon me ngulm largimin

Serie A
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Kalo në kategori