LAJMI I FUNDIT:

Krijimi i Forcës së Kosovës nuk paraqet kërcënim siç kanë propaganduar Serbia dhe Rusia (Video)

Krijimi i Forcës së Kosovës nuk paraqet kërcënim siç kanë propaganduar Serbia dhe Rusia (Video)

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani ka thënë se Kosova ka qenë e bombarduar me propagandë nga Serbia dhe Rusia të cilat shprehen se transformimi i FSK-së në ushtri paraqet kërcënim për rajonin.

Ramadani gjatë intervistës dhënë për Telegrafin sqaroi se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), nuk është kërcënim, kundërshtim apo inat ndaj dikujt, por plotësim i nevojave të brendshme për sigurinë e Kosovës.


Ai tha se FSK-ja është “fëmijë i NATO-s”, i pajisur me standardet e saj.

“Prej janarit të këtij viti ne kemi punuar në ndërtimin e tregimit (narrativit). Transformimi i forcës tonë nuk është kërcënim, kundërshtim apo inat ndaj dikujt, por për plotësimin e nevojave të brendshme për sigurinë e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe kemi qenë të bombarduar me propagandë nga Serbia dhe Rusia, se Kosova paraqet kërcënim për rajonin etj. Të vërtetat janë krejtësisht të kundërta. Forca jonë është multietnike, është plotësisht ‘fëmijë i NATO-s’, i pajisur me standardet e NATO-s”, potencoi ai.

Ramadani theksoi se gjatë këtij viti kanë pasur një kampanjë informuese me shtetet anëtare të NATO-s duke argumentuar partnerët për planet dhe nevojën e fillimit të tranzicionit të FSK-së.

“Në fillim të vitit kemi bërë një plan të komunikimit me shtetet e jashtme. Brenda një viti është e pamundur të arrihet komunikimi me 29 shtete. Kemi arritur që në një varg shtetesh, kemi pasur kampanjë informuese të detajuar dhe kemi argumentuar partnerët për planet dhe nevojën e fillimit të tranzicionit dhe largimin e vetos të Rusisë dhe Serbisë. Kosova ka pas dhe ka argument të mjaftueshme për tranzicionin e forcës“. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori