Presidenti amerikan Donald Trump pritet të emërojë zëdhënësen e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në postin e ambasadores së SHBA-ve në Kombet e Bashkuara.
Raportimi në fjalë vjen nga mediet amerikane, më së pari prej “Fox News”, aty ku Nauert ka punuar në të kaluarën si prezantuese.
Nikki Haley, ambasadorja në detyrë e Amerikës në OKB, njoftoi gjatë muajit tetor se do të largohej nga posti në fund të këtij viti.
Nauert, 48 vjeç, u bë zëdhënëse e DASH-it në prill të vitit 2017, duke marrë asokohe për herë të parë një post qeveritar.
“Fox News” njoftoi se Trumpi mund të “cicëronte” brenda mëngjesit të së premtes në “Twitter”, mbi emërimin e Nauert, ndërsa “Bloomberg” e konfirmoi këtë lajm përmes 3 burimeve të veta. Gjithsesi, nga Departamenti i Shtetit nuk ka asnjë konfirmim zyrtar deri më tani.
Sipas “Bloomberg”, zgjedhja e Nauert do të ishte disi e çuditshme, duke parë eksperiencën e saj të paktë në qeveri apo sa i përket politikës së jashtme, përpara se të merrte rolin që ka në DASH. Veç rolit të zëdhënëses, Nauert është emëruar prej marsit të këtij viti edhe si nënsekretari në detyrë për diplomacinë publike dhe marrëdhëniet publike.
Megjithatë, emërimi i saj në postin e përfaqësueses së SHBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara do të duhet të miratohet edhe nga Senati amerikan.
Haley shërbeu për afro dy vite në postin e ambasadores amerikane në OKB. Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, tashmë 46 vjeç dhe ndër të paktat femra në kabinetin e Trumpit, nuk dha asnjë arsye për largimin, por hodhi poshtë spekulimet se po planifikon të garojë për presidente në vitin 2020.
Presidenti Trump tha para pak muajsh se ajo kishte bërë “një punë të shkëlqyer”, ndërkohë që menjëherë pas lajmit për tërheqjen e Haleyt, emrat e Dina Powell dhe vajzës së Trumpit, Ivanka, u përfolën si zëvendësueset e saj. /tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë