LAJMI I FUNDIT:

Spekulimet për Topin e Artë: Modric, Varane, Mbappe e Griezmann – favoritët kryesorë

Spekulimet për Topin e Artë: Modric, Varane, Mbappe e Griezmann – favoritët kryesorë
(Foto: Getty Images/Guliver)

Tashmë kanë nisur thashethemet se kush do të fitojë Topin e Artë dhe meqë votimi është mbyllur, spekulohet se tre kandidatët kryesorë janë me bazë në Madrid, Antoine Griezmann, Raphael Varane dhe Luka Modric, ndërsa burime të tjera thonë se në top-treshe është Kylian Mbappe.

Fituesi i Topit të Artë do të bëhet i ditur në një eveniment gala që do të zhvillohet në Paris më 3 dhjetor, mirëpo para se gjërat të bëhen zyrtare, ka hapësirë për spekulime.


Luka Modric (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Sipas informacioneve që vijnë nga France Football, thuhet se çmimi prestigjioz mund të shkojë në Madrid, qoftë në Santiago Bernabeu apo Wanda Metropolitano.

Raphael Varane (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)
Lajmet për Topin e Artë
Lexo po ashtu Lajmet për Topin e Artë

Që nga përfundimi i votimit të premten e kaluar, Radio Europe 1 ka raportuar se Modric do të shpallet fitues pata Varane she Mbappe, duke e lënë Griezmannin jashtë podiumit të top-treshes.

Kylian Mbappe (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, burimet nga Franca kanë thënë se sulmuesi i Atletico Madridit është njëri nga top-tre favoritët dhe se çmimi që ndahet nga France Football do të shkojë në Madrid.

Cilido që e fiton nga të përmendurit do të jetë befasia e këtij viti, kur kihet parasysh se konkurrimi nuk do të dominohet më nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Antoine Griezmann (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Dy futbollistët më të mirë të futbollit modern e kanë fituar Topin e Artë në dhjetë vitet e fundit, nga pesë herë secili. /Telegrafi/