LAJMI I FUNDIT:

DiCaprio dhe Morrone po e vazhdojnë në qetësi të plotë romancën e tyre

DiCaprio dhe Morrone po e vazhdojnë në qetësi të plotë romancën e tyre

Leonardo DiCaprio tashmë një vit është në një marrëdhënie të lumtur me Camila Morrone.

Pasi verën e kaluar u njoftuan në Itali, aktori 43-vjeçar dhe aktorja dhe modelja 21-vjeçare historia e tyre e dashurisë ka vazhduar edhe në Shtetet e Bashkuara.


Edhe pse për shkak të dallimit të madh në moshë dhe faktin se fituesi i një Oscari pëlqen të josh modelet e reja, shumëkush ka besuar se lidhja e tyre nuk do të vazhdojë për shumë.

Por, burimet të afërta me dyshen kanë thënë se Leonardo e ka humbur krejtësisht kokën pas zeshkanes së re, e cila është në kërkim e sipër të ngritjes në karrierë në Hollywood.

Edhe pse në më pak se një vit më parë nuk flisnin publikisht për lidhjen e tyre, tashmë dyshja nuk hezitojnë të shihen pranë njëri-tjetrit. Së fundi ishin së bashku në ngjarjen vjetore të modës “Victoria’s Secret”.

Theksojmë se një të kaluare të ngjashme ylli i hollivudit e kishte edhe me modelen braziliane, Gisele Bundchenin si dhe modelen izraelite, Bar Refaeli, ku te dyjat pas përfundimit të lidhjes me DiCaprion krijuan familjet e tyre.

DiCaprio ka huazuar para për poker dhe ende nuk ia ka kthyer kolegut, Keating
Lexo po ashtu DiCaprio ka huazuar para për poker dhe ende nuk ia ka kthyer kolegut, Keating

Pavarësisht faktit se aktori është në dekadën e pestë të tjetër, Leo asnjëherë nuk është martuar, por ka treguar gjithmonë luhatje në romancat e tij.

Përndryshe, Camilla është e bija e aktores argjentinas Lusia Sole, e cila është më e re se Leonardo vetëm një vit dhe ajo ka qenë e njohur për një marrëdhënie shumë-vjeçare me aktorin Al Pacino. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Rikthehet dyshja ikonike - Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna bashkë në serialin

Rikthehet dyshja ikonike - Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna bashkë në serialin "Çka ka Shpija" - publikohet episodi ku shfaqet aktorja e njohur

Magazina
Kalo në kategori