LAJMI I FUNDIT:

Bilall Kasami takohet me ambasadorin e OSBE-së, Clemens Koja

Bilall Kasami takohet me ambasadorin e OSBE-së, Clemens Koja

“Lëvizja Besa konsideron të gjithë faktorët e brendshëm duhet të angazhohen që të rrumbullakohet procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe të vazhdohen proceset integruese pa pengesë në Maqedoni”. Këtë qëndrim kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ia tha shefi i misionit të OSBE-së, Clemens Koja.

Në takim të pranishëm ishin nënkryetarët Fadil Zendeli dhe Kastriot Rexhepi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtojnë nga kabineti i kabinetit i Kasamit, është biseduar për gjendjen politike në vend me dhe me theks të veçantë për periudhën pas referendumit.


Sipas Kasamit, Lëvizja BESA dhe blloku opozitar i shqiptarëve kanë qenë faktor vendimtar për daljen në referendum./Telegrafi/