Joss Stone, soul këngëtarja britanike me famë botërore, ka publikuar në të gjitha kanalet e saja zyrtare video bashkëpunimin e saj me kantautorin prishtinas Shpat Deda.
Në këtë video, ata e performojnë këngën “N’shpirt m’ka Rritë” nga albumi i parë i Shpatit “Molla e Parë”, shoqëruar në kitarë edhe nga Art Lokaj.
Ky video është realizuar në vitin 2016, kur Joss Stone pati vizituar Prishtinën për ta mbajtur aty një koncert si pjesë e turit të saj përreth botës me emrin “Total World Tour”.
Në mesin e artistëve nga e tërë bota, Joss kishte përzgjedhur edhe Shpatin për ta realizuar bashkëpunimin e veçantë. Në kanalin zyrtar në Facebook, krahas videos Joss shprehet:
“Mbrëmje e bukur në Kosovë në 2016-tën, u takuam me kantautorin Shpat Deda. Shumë prej këngëve të tij janë të bazuara në ndjenja dhe ngjarje të vërteta, dhe muzika si kjo është mjet i hatashëm për të shprehur emocion. Me zërin e tij karakteristik dhe harmonitë e këndshme, ishte moment perfekt për këtë pjesë të Total World Tour. Një bashkëpunim i këndshëm me një person të këndshëm. Shpresoj se do t’ju pëlqejë”, ka shkruar këngëtarja në postimet e saj në rrjetet sociale.
Shpat Deda është një prej këngëtarëve të dashur shqiptarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
“Tekst prej shpirtit tim”, Bes Kallaku publikon baladën e re ‘Mosmirënjohja’ me Eli Malajn – fansat dyshojnë se është dedikim për Xhensilën
“Me Gjylen” rikthehet me episod të ri “Vejushkat” dhe rikthimin e Mensur Safqiut
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251