LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë shpërndan grand për projektin “Wikipedia” për të rinjtë

Qeveria e Maqedonisë shpërndan grand për projektin “Wikipedia” për të rinjtë

Këshilli kombëtar rinor sot ka fituar grand prej rreth 10 milionë euro për realizimin e projektit “Youth Wiki” gjegjësisht “Wikipedia për të rinj” e cila përmban nëntë kapituj hulumtues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grandi jepet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së bashku me Agjencinë Kombëtare për politika arsimore evropiane dhe lëvizshmëri në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Shkup.

“Besoj se nëpërmjet projektit të rinjtë do të kenë mundësi të mirë që t’i zhvillojnë aftësitë e tyre hulumtuese, shkathtësitë dhe seriozisht ta shpërblejnë njohurit e tyre”, tha kryeministri Zoran Zaev në shpërndarjen e grandit.

Ai gjithashtu theksoi se inelekti i të rinjve dhe energjia e tyre rinore duhet të vendosen në funksion të zhvillimit të shtetit dhe se duhet tu sigurohet të ardhme me perspektivë për të rinjt në vendin e tyre.

Sipas udhëheqësit të departamentit për çështje politike në Zyrën e BE-së, Lukash Holub, nuk është e rëndësishme vetëm të ketë politika për të rinjtë, por duhet të dëgjohen dhe të rinjtë gjatë krijimit të politikave. /Telegrafi/