LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria nis hetimet ndaj Përparim Ramës për shkelje në tenderin e komunës

Prokuroria nis hetimet ndaj Përparim Ramës për shkelje në tenderin e komunës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për shkak të dyshimit për kurdisjen e tenderit “Themelimi i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit”, të hapur nga Komuna e Prishtinës.

Në këtë tender fitues kishte dalur konzerciumi “Anarch” dhe “Ardi Ç”, e që thuhet se është në pronësi të mikut të Ramës, Astrit Nixhës.

Lajmin për hetimet ndaj Ramës e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.


“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se gjendet në trajtim në Prokurorinë Speciale. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, në këtë fazë  nuk mund të japim informacione tjera”, ka thënë Kozmaqi.

Hetimet e Speciales filluan pasi që më 4 qershor pas raportimeve për shkelje e parregullësi të cilat e shoqëruan gjithë procesin e prokurimit, nga i cili doli fituese kompania e mikut të Ramës.

“Kiks Kosova” kishte zbadhur detaje se si Astrit Nixha arriti të shpërblehet me tenderin 12 milionësh me dhjetëra dallavere në dokumentet me të cilat aplikoi, e si Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Rama, e kurdisi tenderin për ta fituar Nixha.

Pavarësisht publikimit të fakteve, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP), që njihet edhe si Gjykata e Tenderëve, nuk ka reaguar ende. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Lajme
“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

Lajme
Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
“Naimin e gjeta në hotel, kishte porositur drekë” - vëllai i Liridona Ademajt përshkruan natën tragjike dhe sjelljen e Murselit

“Naimin e gjeta në hotel, kishte porositur drekë” - vëllai i Liridona Ademajt përshkruan natën tragjike dhe sjelljen e Murselit

Drejtësi
Kalo në kategori