eksperti-banner

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i mbi 50 për qind të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa procesi po vazhdon në qendrat komunale të numërimit në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave të deritanishme, janë numëruar 1.260 nga gjithsej 2.498 vendvotime.


Në garën për votat preferenciale brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani-Sadriu, me 38.917 vota.

Pas saj renditet kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me 35.307 vota, ndërsa e treta është Doarsa Kica-Xhelili me 27.406 vota.

Në mesin e kandidatëve më të votuar të LDK-së janë edhe:

Hykmete Bajrami – 21.634 vota

Avdullah Hoti – 19.792 vota

Ukë Rugova – 16.688 vota

Kujtim Shala – 16.329 vota

Anton Quni – 13.061 vota

Armend Zemaj – 11.947 vota

Lutfi Haziri – 11.839 vota

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës dhe renditjen përfundimtare të mandateve brenda LDK-së.