LAJMI I FUNDIT:

Këtë muaj lansohet albumi i ri i Quavos

Këtë muaj lansohet albumi i ri i Quavos

Quavo është shumë afër publikimit të albumit të ri të tij.

Reperi i “Migos” ka bërë të ditur se albumi i tij debutues solo “Quavo Huencho” do të publikohet para fundit të këtij muaji.


Ai këtë njoftim e ka bërë edhe në Instagram.

“Ky muaj është i imi”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter, kurse Rich th eKid e ka kompletuar postimin duke konfirmuar se ka bashkëpunim me të.

Muajin e kaluar Quavo lansoi tri këngë solo si “Bubble Gum”, “Lamb Talk” dhe “Workin Me”. Ai së fundmi langoi edhe një videoklip të xhiruar me selfie personalisht prej tij.

“Quavo Huncho” është projekti i parë solo nga reperi i “Migos”, të cilët kanë lansuar albumin “Culture II” në janar.

Treshja nga Atlanta aktualisht janë në turne me Drake, i cili përfundon më 17 nëntor. /Telegrafi/