LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shfaq barkun e saj të tonifikuar në një video, përmes së cilës paralajmëron këngën e saj të re këtë verë

Rita Ora shfaq barkun e saj të tonifikuar në një video, përmes së cilës paralajmëron këngën e saj të re këtë verë

Rita Ora tregoi fizikun e saj në top formë ndërsa ndau me fansat një pjesë të këngës së saj më të fundit të mërkurën.

Këngëtarja 33 vjeçare u shfaq duke vallëzuar në një studio bosh ndërsa i dha fansave një paraqitje të këngës së saj të re “Ask And You Shall Receive”, shkruan DailyMail.

Rita, e cila vitin e kaluar lansoi albumin e saj më të fundit “You & I”, vuri në pah abdomenin e saj të tonifikuar në një bluzë sportive të kuqe të ndritshme.

Interpretuesja e hitit “How To Be Lonely” veshi gjithashtu një palë pantallona sportive të bardha dhe një palë atlete të kuqe.

Duke e lënë flokët e saj të gjatë të bien lirshëm mbi supe, Rita plotësoi dukjen e saj me një kapelë blu dhe syze dielli me kornizë të verdhë.

Ndërsa mbante një shkop bejsbolli, këngëtarja tregoi një shfaqje të animuar ndërsa imitoi tekstin e këngës së ardhshme. Në mbishkrimin e videos, ajo shkroi: “Gjendja: Kur lëshon një këngë të re që do të dëgjohet përsëritur gjithë verën”.

Jashtë karrierës së saj si këngëtare, Rita vazhdon të shijojë suksesin e markës së saj të re të flokëve “Typebea”, të cilën e lansoi në Sydney muajin e kaluar me eksperten e flokëve australiane, Anna Lahey. “Typebea” prodhon shampo dhe krema standarde, por gjithashtu edhe ‘peptidë nxitëse natën’ dhe ‘trajtim me hydra-gloss’.

Rita njoftoi aventurën e saj të re në prill dhe zbuloi se themelimi i kësaj marke ka qenë prej tri vitesh në zhvillim.

Ajo shkroi në Instagram atë kohë: “Jam shumë e emocionuar që në fund të fundit ju njoftoj një pasion të madh timin, ‘Typebea’, kujdesin e lartë të performancës për të gjitha llojet e flokëve që kam krijuar me Anna Lahey. ‘Marrëdhënia që kemi me flokët tanë është shumë personale. Për mua është një pjesë e madhe e identitetit, krijimtarisë dhe besimit tim’.

“Gjatë karrierës sime, kam pasur pothuajse çdo ngjyrë dhe stil flokësh. Flokët e mi janë zbardhur, kam pasur ekstensione, i kam prerë shkurt. Por tani mund të them që flokët e mi janë më të shëndetshëm se kurrë. Nuk mund të pres që ta ndaj këtë me ju”, tha Rita. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Massimiliano Varrese jep intervistën e parë në Shqipëri, flet për Heidin dhe pyetet për lidhjen e saj të re në BBVA

Massimiliano Varrese jep intervistën e parë në Shqipëri, flet për Heidin dhe pyetet për lidhjen e saj të re në BBVA

Magazina
Arbana Osmani e ndoqi nga tribunat ndeshjen e Italisë me Shqipërinë, teksa me flamur bëri tifo për Kombëtaren Shqiptare

Arbana Osmani e ndoqi nga tribunat ndeshjen e Italisë me Shqipërinë, teksa me flamur bëri tifo për Kombëtaren Shqiptare

Magazina

"Jam goca më me fat në botë" - Heidi Baci ndan fotografi të mrekullueshme krah Romeos

Magazina
Edhe Bebe Rexha shpreh mbështetje për Kombëtaren Shqiptare, publikon videon e kuqezinjve duke u thyer pastat italianëve para ndeshjes

Edhe Bebe Rexha shpreh mbështetje për Kombëtaren Shqiptare, publikon videon e kuqezinjve duke u thyer pastat italianëve para ndeshjes

Magazina
Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Magazina
Megjithëse Kroacia nuk pati fat, Ivana Knoll ishte aty për t'iu dhënë zemër kroatëve në ndeshjen kundër Spanjës

Megjithëse Kroacia nuk pati fat, Ivana Knoll ishte aty për t'iu dhënë zemër kroatëve në ndeshjen kundër Spanjës

Magazina
Kalo në kategori