LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: UEFA e licencon stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Zyrtare: UEFA e licencon stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është pranuar zyrtarisht nga UEFA si stadiumi i kategorisë së katërt, ku do të zhvillohen ndeshjet e Kosovës dhe klubeve kosovare.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian e ka licencuar stadiumin “Fadil Vokrri” pasi ka konstatuar i përmbushë kriteret e kategorisë së katërt bazuar në rregulloret e UEFA-s.

Njoftimi për licencimin e stadiumit ka ardhur para pak minutash në adresë të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Por në njoftim është rekomanduar përfundimi i disa punëve të papërfunduara para datës 10 shtator, kur Kosova do të zhvillojë duelin e parë në Ligën e Kombeve përballë Ishujve Faroe.

Mësohet se zyrtarët e UEFA-s do të jenë prezent edhe më datën 10 shtator për ta ndjekur ndeshjen kundër Ishujve Faroe dhe për të verifikuar përfundimin e punimeve, bën me dije një zyrtar i FFK-së për Telegrafin.

Pas certifikimit të stadiumit nga UEFA, tani fjalën finale do ta ketë Ministria e Sportit, me ç’rast do ta bëjë pranimin teknik të punëve.

Edhe FFK ka dalë me komunikatë zyrtare për stadiumin.

“UEFA, sot,  e ka njoftuar zyrtarisht Federatën e Futbollit të Kosovës se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas renovimit të tërësishëm i ka plotësuar kriteret dhe është licencuar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Kësisoj, më 10 shtator, në orën 20:45, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Ishujve Faroe, në kuadër të Ligës së Kombeve, tri ditë pasi do ta bëjë debutimin në këtë garë në Baku, në përballje me Azerbajxhanin”, thuhet në kumtesën e FFK-së.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është rinovuar me investimin e Ministrisë së Sportit, derisa ka zgjatur dy vite. Kapaciteti tashmë i stadiumit është 13.500 ulëse.

Ky stadium është rinovuar për dy vite nga kompania ‘Al Trade’, ndërsa janë investuar mbi 9 milionë euro në të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Përfaqësueset
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Përfaqësueset
E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

Bundesliga
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori