LAJMI I FUNDIT:

Navas nuk shqetësohet nga transferimi i Courtois: Kam folur me Lopeteguin, kam edhe dy vite kontratë me Realin

Navas nuk shqetësohet nga transferimi i Courtois: Kam folur me Lopeteguin, kam edhe dy vite kontratë me Realin
Keylor Navas (Getty Images)

Keylor Navas ka folur për të ardhmen e tij dhe transferimin e mundshëm të Thibaut Courtois te Real Madridi.

Gjatë javëve të fundit është përfolur për një arritje të një marrëveshje e cila e sheh Courtois të transferohet te Real Madridi nga Chelsea.


Megjithatë, Navas thotë se nuk është i shqetësuar për këtë pasi ai ka edhe dy vite kontratë me Realin dhe do të mundohet t’i shijojë në maksimum ditët si portieri i Mbretërve.

Chelsea pranon ofertën e Real Madridit për Courtois?
Lexo po ashtu Chelsea pranon ofertën e Real Madridit për Courtois?

“Unë tashmë kam folur me Lopeteguin. Gjithçka është mirë, çdo gjë është e mirë, nuk shqetësohem”, ka thënë fillimisht Navas për La Nacion.

Navas është ndër më meritorët për sukseset e Realit në vitet e fundit (Getty Images)

“Jam i qetë. E vërteta është se unë kam edhe dy vjet të mbetura në kontratën time, në të cilën duhet të shpenzoj energjitë e mia dhe mendja ime po mendon se si të përmirësohem dita ditës”.

“Më pëlqen çdo moment, duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Deri atëherë unë nuk duhet të ndalem së shijuari jetën”.

 Navas duke ngritur lart trofeun e Ligës së Kampionëve (Getty Images)

“Jam i qetë dhe jam mirë në Madrid. Gjithmonë kam thënë, çdo vit, se unë mund të jem aty, sepse do të jem shumë i lumtur”.

Filmi dokumentar për Keylor Navasin me rekord shikueshmërie në Kosta Rika
Lexo po ashtu Filmi dokumentar për Keylor Navasin me rekord shikueshmërie në Kosta Rika

“Jam i lumtur dhe me të vërtetë i jam mirënjohës ndaj Zotit, sepse kam mundësi shumë të këndshme t’i përshkoj të gjitha ëndrrat e botës, sikur u zhvendosa për herë të parë”.

“Unë do të punoj shumë dhe do të përpiqem çdo ditë që të vazhdoj të shijoj atë që është në Madrid”, përfundoi portieri nga Kosta Rika. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Përfaqësueset
Kalo në kategori