LAJMI I FUNDIT:

Chelsea pranon ofertën e Real Madridit për Courtois?

Chelsea pranon ofertën e Real Madridit për Courtois?
Thibaut Courtois (Getty Images)

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje për portierin e Chelseat, Thibaut Courtois, zbulojnë mediat spanjolle.

Mbretërit janë në kërkim të një portieri të ri për sezonin e ardhshëm pasi duan të zëvendësojnë Keylor Navasin.


Si duket kërkimi i tyre nuk ka zgjatur shumë pasi sipas mediave në Spanjë, Los Blancos tashmë kanë arritur marrëveshje për Courtois.

Reali nuk dorëzohet për Courtois, Chelsea e zëvendëson me Butland
Lexo po ashtu Reali nuk dorëzohet për Courtois, Chelsea e zëvendëson me Butland

Sipas mediumit El Chiringuito de Jugones, Real Madridu dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e belgut.

Thibaut Courtois (Getty Images)

Ky medium raporton se marrëveshja është arritur për një tarifë prej 35 milionë eurosh, që në dukje duket shumë e ulët për një portieri si Courtois.

Courtois tani është brenda vitit të fundit të marrëveshjes së tij të tanishme me Blutë dhe favorizon një lëvizje në Madrid, ku jetojnë fëmijët e tij.

Thibaut Courtois i mungon Madridi, aludon në rikthimin në kryeqytetin spanjoll
Lexo po ashtu Thibaut Courtois i mungon Madridi, aludon në rikthimin në kryeqytetin spanjoll

Transferimi do të shpallet pas Kupës Botërore pasi Courtois do të luajë kundër Anglisë të shtunën në St Petersburg për vendin e tretë.

“Çështja është se fëmijët e mi jetojnë në Madrid dhe do të doja t’i kisha pranë. Kjo nuk do të thotë se do të kthehem në Spanjë, por për mua janë shumë të rëndësishëm”, ka thënë Courtois para një jave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori