LAJMI I FUNDIT:

Mendohej se kishte vdekur në njërën nga kodrat më të larta në botë, droni zbuloi lokacionin e alpinistit britanik (Video)

Mendohej se kishte vdekur në njërën nga kodrat më të larta në botë, droni zbuloi lokacionin e alpinistit britanik (Video)

Ky është momenti kur alpinisti britanik i cili mendohej se kishte vdekur, gjendet i gjallë nga droni që transmetonte pamje që po i filmonte.

Rick Allen, 65-vjeç, është filmuar nga kjo fluturake pa pilot në njërën nga kodrat më të larta në botë, pasi besohet se kishte rrëshqitur në akull dhe për më shumë se 36 orë nuk dihej asgjë për të, transmeton Telegrafi.


Alpinisti nga Aberdeenshire i Anglisë, po kthehej nga një ngjitje që e kishin bërë në njërën nga kodrat më të mëdha në botë që gjendet në Pakistan.

Dhe në një moment kishte rrëshqitur në akull, dhe baza nga ku ishte nisur ishin alarmuar kur kishin gjetur çantën e tij në kodër.

Por, kolegët e tij Bartek Bargiel dhe Andrzej që të dy nga Polonia, vendosën ta përdorin dronin për të hulumtuar në këtë zonë të rrezikshme.

Për fat të mirë arritën ta lokalizojnë në mbi 6 mijë metra lartësi mbidetare, ku edhe i telefonuan autoriteteve lokale që arritën ta shpëtojnë.

Ai kishte qëndruar në kodër për plotë 36 orë pa ushqim dhe ujë, megjithatë ka shpëtuar me vetëm një gisht të amputuar nga i ftohti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone

“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone

Azia
Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Amerika Latine
Majmunët “pushtuan” një qytet tajlandez

Majmunët “pushtuan” një qytet tajlandez

Azia
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Bosnja
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Aeroplani X që mund të revolucionarizojë luftën - ai do të pilotohet nga distanca, por nuk do të përdoret për fushëbeteja

Aeroplani X që mund të revolucionarizojë luftën - ai do të pilotohet nga distanca, por nuk do të përdoret për fushëbeteja

Botë
Kalo në kategori