LAJMI I FUNDIT:

Majmunët “pushtuan” një qytet tajlandez

Majmunët “pushtuan” një qytet tajlandez

Vendasit kanë nisur një ofensivë kundër majmunëve në Lopburi, duke përdorur fruta tropikale të pjekura si karrem për t’i joshur. Kafshët janë bërë simbol i Lopburit, qytet tajlandez që ndodhet rreth 150 kilometra në veri të Bangkokut.

Rreth 2500 majmunë jetojnë në qytet, por një sërë rastesh konfliktesh midis majmunëve dhe njerëzve i bindën autoritetet se numri i kafshëve duhet të reduktohet.

Filluan të përhapen videot që tregojnë sjelljen gjithnjë e më agresive të majmunëve. Disa video tregojnë majmunët duke vjedhur ushqim nga vendasit apo edhe duke i lënduar ata.


Faza e parë e planit të paraqitur është joshja e majmunëve me ushqimin e tyre të preferuar që u vendosen në kafaz.

Kafazët u vendosën në rrugë në fillim të javës në mënyrë që majmunët të mësoheshin me to dhe t’i shihnin si më pak të rrezikshëm. Megjithatë, operacioni i kapjes së majmunëve pritet të hasë në disa pengesa.

Departamenti i Parqeve Kombëtare, Kafshëve të Egra dhe Ruajtjes së Bimëve në Tajlandë pret që majmunët të përshtaten shpejt pasi të kuptojnë se çfarë ndodhi me miqtë e tyre.

Autoritetet filluan të qetësonin majmunët e kapur për të kryer kontrolle shëndetësore përpara se t’i pastronin dhe sterilizonin dhe t’i bënin tatuazhe, në mënyrë që ata të mund të identifikoheshin dhe të mbanin shënime të sakta.

Disa majmunë do të lihen të lirë për të ruajtur imazhin e Lopburit si qyteti i majmunëve të Tajlandës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori