LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja i kërkon Gjeorgjisë që të heqë dorë nga “ligji rus për agjentët e huaj”

SHBA-ja i kërkon Gjeorgjisë që të heqë dorë nga “ligji rus për agjentët e huaj”

Ligjvënësit në Uashington kanë paraqitur dy projektligje të ngjashme që synojnë të bindin qeverinë gjeorgjiane të heqë dorë nga “ligji rus”.

Bëhet e ditur se ligjvënësit amerikanë po përpiqen ta bindin qeverinë gjeorgjiane që të mos e miratojë ligjin.

Ligji i detyron mediat dhe OJQ-të që të regjistrohen si “agjentë të huaj”, nëse marrin më shumë se 20 për qind të financimeve nga jashtë vendit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Por, pavarësisht protestave masive, ligji është miratuar së fundmi në Gjeorgji.

Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e "ligjit të Rusisë"
Lexo po ashtu Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e "ligjit të Rusisë"

Siç raportohet, nismat e propozuara nga SHBA-ja quhen “Mobilizing and Enhancing George’s Options for Building Accountability, Resilience and Independence (MEGOBARI)” dhe the Georgian People’s Act.

Aktet ofrojnë liberalizim vizash dhe mundësi për të thelluar marrëdhëniet SHBA-Gjeorgji në sektorë të ndryshëm, por sanksionojnë ata që janë përgjegjës për minimin e demokracisë në Gjeorgji.

Ndryshe, një legjislacion i ngjashëm me atë të Gjeorgjisë është miratuar edhe në Rusi për të shtypur kundërshtimin ndaj Kremlinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?

Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?

Botë
Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Botë
Netanyahu kundërshton ndalimin e luftimeve gjatë ditës me qëllim hyrjen e ndihmave në Gazë

Netanyahu kundërshton ndalimin e luftimeve gjatë ditës me qëllim hyrjen e ndihmave në Gazë

Botë
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Luftime të ashpra në Vovchansk ndërsa trupat ukrainase rrethojnë njësitë ruse

Luftime të ashpra në Vovchansk ndërsa trupat ukrainase rrethojnë njësitë ruse

Botë
Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Evropa
Kalo në kategori