Vinicius Junior ka refuzuar ofertën e parë të Real Madridit për rinovimin e kontratës, ndërsa bisedimet mes palëve vazhdojnë.

Sipas raportimeve, oferta e klubit madrilen ishte rreth 22 milionë euro në vit, së bashku me 50 për qind të të drejtave të imazhit. Megjithatë, braziliani kërkon një pagë më pranë 25 milionë eurove në sezon, si dhe 80 për qind të të drejtave të imazhit.


Situatën po e ndjek nga afër Arsenali, i cili thuhet se është i gatshëm t'i ofrojë Viniciusit 100 për qind të të drejtave të imazhit, një pagë më të lartë dhe një paketë financiare që mund të arrijë deri në 140 milionë funte.

Pavarësisht interesimit të klubit anglez, prioriteti i Viniciusit mbetet vazhdimi i karrierës te Real Madridi, por vetëm nëse arrihet një marrëveshje e re që plotëson kërkesat e tij.

Përveç pagës dhe të drejtave të imazhit, sulmuesi brazilian po kërkon edhe një bonus të konsiderueshëm për nënshkrimin e kontratës së re, që besohet të jetë deri në 25 milionë euro.

Vendimi përfundimtar pritet të merret nga vetë Vinicius, ndërsa negociatat me Real Madridin vazhdojnë./Telegrafi/

telegrafi sport app