LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi vazhdon të shijojë qëndrimin në Moskë, shoqërohet nga reperi French Montana

Era Istrefi vazhdon të shijojë qëndrimin në Moskë, shoqërohet nga reperi French Montana
Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja Era Istrefi pati një paraqitje të suksesshme në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit Botëror.

Performanca e saj me Wil Smith dhe Nicky Jam u pëlqye dhe u komplimentua shumë, teksa u pa si një sukses i rrallë i një artisteje kosovare.


Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam në finalen e Kampionatit Botëror 2018 (Foto: Getty Images)

Teksa ka mbaruar me sukses qëllimin edhe për të cilin ishte nisur, Era tani më po shijon disa ditë të mira pushimi, pas një lodhjeje të kapluar nga provat për paraqitjen e saj në finalen e Botërorit.

Përmes rrjeteve sociale, Istrefi ka treguar se po vazhdon të qëndrojë ende në Moskë, ku po shijon vizitën dhe shëtitjet në kryeqytetin rus.

Komentuesi e akuzon se nuk këndoi 'live' në Botëror, Era i kundërpërgjigjet
Lexo po ashtu Komentuesi e akuzon se nuk këndoi 'live' në Botëror, Era i kundërpërgjigjet

Mirëpo, ajo atje nuk ndodhet vetëm, pasi atë po e shoqëron reperi me famë ndërkombëtare, French Montana.

Në një video të hedhur në InstaStory, Era shfaqet duke e pyetur Montanan se çfarë do të bëjnë ata në vazhdim, teksa e pyet nëse e di çfarë është sheshi i kuq në Moskë, që sapo e kishin vizituar.

“Ne sapo vizituam Sheshin e Kuq. Çfarë është Sheshi i Kuq, apo nuk e di?” – e pyet Era, French Montanën në videon ku shfaqen duke ecur të përqafuar në rrugët e Moskës.

Ndërkohë që më vonë, nuk ka munguar edhe një fotografi e hedhur nga vet Era, teksa shfaqet nën shoqërinë e reperit të famshëm, ku thotë se të jesh turiste me Fenchin është për të qeshur. /Telegrafi/

Being touristic wid Frenchy lol @frenchmontana

A post shared by Era (@eraistrefi) on Jul 16, 2018 at 1:25pm PDT

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori