LAJMI I FUNDIT:

Jakupi: Nivelizimi i çmimit të barnave, do të jetë fitore e madhe për farmacistët (Video)

Jakupi: Nivelizimi i çmimit të barnave, do të jetë fitore e madhe për farmacistët (Video)

Arianit Jakupi. i cili është zgjedhur kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës, ka thënë se farmacistët po përballen me disa probleme, e ndër më të theksuarat është çmimi i barnave.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, në një intervistë për emisionin “Shëndeti” në RTV Dukagjini, ka thënë se do të bëhet nivelizimi i çmimeve të barnave për barnat që rimbursohen.


“Ministria e Shëndetësisë është duke përgatitur një udhëzim administrativ për çmimet e barnave. Do të bëhet përcaktimi i çmimit për barnat e rimbursuara”, thotë Jakupi, i cili shprehet se ky do të jetë lehtësim për farmacistët pasi më nuk do të merren me çmimet por me kualitetin e shërbimit.

Sipas tij, një kthesë e rëndësishme ne sektorin e farmacisë në Kosovë do të jetë edhe fillimi i sigurimeve shëndetësore, përcjell Telegrafi.

I pari i farmacistëve të Kosovës ka folur edhe problemin e dhënies së barnave pa recetë.

“Ka një udhëzim administrativ, për dhënien e barnave me recetë. Por zbatimi në praktikë nuk ka ndodhur. Por me miratimin e ligjit për rimbursim, barnat pa recetë nuk do të rimbursohen, dhe me ligjin e sigurimeve kjo do të jetë obligative e jo ne vullnetin e mjekëve”, ka thënë Jakupi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori