Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëvë të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim pune ambasadoren e Izraelit në Serbi, Alona Fisher Kamm.
Kështu thuhet në njoftimin e MPJ-së për media.
Kryediplomati kosovar Pacolli dhe diplomatja izraelite kanë diskutuar mbi nivelin e përgjithshëm të marrëdhënieve në mes dy shteteve dhe dy popujve si dhe gjetjen e formave për shtimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit.
“Jam i lumtur, që sot jam takuar me ambasadoren e Izraelit për t’i diskutuar lidhjet tradicionale në mes dy popujve dhe dy vendeve. Kosova është mik i Izraelit dhe ne e konsiderojmë Izraelin mik të Kosovës. Ne, jemi të interesuar që të zhvillojmë marrëdhëniet në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, në veçanti në ekonomi, siguri dhe edukim“, ka thënë numri dy i Qeverisë së Kosovës.
Pacolli i ka kërkuar diplomates izraelite që Izraeli ta rishyrtojë njohjen e Kosovës.
“Ne, i kërkojmë Izraelit që ta njoh Kosovën. Izraeli tashmë është vonë në lidhje me këtë çështje. Të gjithë aleatët e Izraelit e njohin Kosovën dhe nuk ka arsye pse Izraeli nuk po e merr këtë vendim“, ka theksuar ai.
Më pas, ai ka shprehur edhe interesimin e Republikës së Kosovës për të hapur Zyrën Ekonomike të Kosovës në Izrael si dhe organizimin e një Forumi të Përbashkët Ekonomik në mes dy vendeve, që do t’i bashkonte përfaqësuesit e biznesit.
Pacolli i ka kërkuar mysafirës nga Izraeli edhe mbështetjen e shtetit të saj për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Pagesa më të lira në banka – hyrja e Shqipërisë në SEPA, vitin e parë kursehen 20 milionë euro
Restorant “Dardani” në Bogovinë, vendi ideal për ushqim, ambient dhe mikpritje fantastike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë