LAJMI I FUNDIT:

Motra e Meghan Markle: Babai ka pësuar atak kardiak, shpresoj të rikuperohet për dasmë

Motra e Meghan Markle: Babai ka pësuar atak kardiak, shpresoj të rikuperohet për dasmë
Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Bota po përgatitet për dasmën më të madhe të vitit, atë të Princit Harry dhe Meghan Markle.

Gjersa po bëhen përgatitjet e fundit, duket se një ndër personat më të rëndësishëm, nuk do të jetë prezentë në dasmë.


Bëhet fjalë për babanë e aktores Markle, Thomas, për të cilin shpesh mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ai është në mëdyshje nëse do të shkojë në martesën e vajzës ose jo.

Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Ditë më parë, ai ishte pjesë e një skandali, ku u kuptua se kishte bërë marrëveshje me një paparaci që ta zinte në fotografi sikur ai po bëhej gati të shkonte në dasmë, dhe kështu do të fitonte shuma të mëdha parash nga shitja e fotografive.

Gjersa vetëm pak ditë më parë, mediat britanike njoftuan se ai ka anuluar pjesëmarrjen në dasmë.

Në detaje: Gjithçka rreth dasmës mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle, e cila kap vlerën e 32 milionë dollarëve
Lexo po ashtu Në detaje: Gjithçka rreth dasmës mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle, e cila kap vlerën e 32 milionë dollarëve

E së fundmi, ka qenë motra e Meghanit, Samantha, me të cilën ajo nuk flet prej vitesh, e cila ka vendosur të rrëfejë të vërtetën rreth babait të saj.

Samantha ka marrë përsipër fajin duke thënë se ishte ajo që i sugjeroi babait të fitonte financiarisht nga paparaci, teksa ka treguar kritikat e mediave dhe thashethemet në rrjetet sociale, kanë ndikuar që babai i saj të pësojë akt kardiak.

Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Tutje, ajo ka thënë se mund të jetë kjo arsyeja që ai mund të mos arrijë në dasmë, ndonëse shpreson që babai të rikuperohet para datës së martesës, për ta shoqëruar motrën e saj drejt altarit.

Përndryshe, dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle është shndërruar në temat më të përfolura javore, dhe vetëm për këtë dasmë janë shpenzuar mbi 32 milionë euro, të cilat paguhen nga taksapaguesit e Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori