LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët shqiptarë që pritet të marrin pjesë në Kampionatin botëror Rusia 2018

Futbollistët shqiptarë që pritet të marrin pjesë në Kampionatin botëror Rusia 2018
LILLE, FRANCE - JUNE 19: Valon Behrami (2nd R) of Switzerland holds the burst ball during the UEFA EURO 2016 Group A match between Switzerland and France at Stade Pierre-Mauroy on June 19, 2016 in Lille, France. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Kampionati botëror Rusia 2018 është afër fillimit, ndërsa edhe këtë vit do të marrin pjesë disa futbollistë shqiptarë, por me Kombëtare të tjera.

Kombëtaret si Gjermania, Zvicra, Belgjika dhe Danimarka do të kenë në radhët e tyre futbollistë me prejardhje shqiptare.


Mbi 10 futbollistë shqiptarë pritet të marrin pjesë në Kampionatin botëror ‘Rusia 2018’. /Telegrafi/

– Shkodran Mustafi pritet të marrë ftesë nga Kombëtarja e Gjermanisë. Ylli i Arsenalit ka zhvilluar 20 paraqitje deri më tani me Gjermaninë ku ka shënuar dy gola.

Shkodran Mustafi . (Photo/Getty Images)

– Mbrojtësi i majtë i Betisit, Riza Durmishi do të jetë reprezentues i Danimarkës në Rusia 2018.  24-vjeçari deri më tani ka luajtur në 23 ndeshje për danezët.

Riza Durmishi (Photo /Getty Images)

– Adnan Januzaj ka kthyer formën e tij më të mirë te Sociedadi dhe pret të grumbullohet nga Belgjika.  Mesfushori nga Istogu ka luajtur në gjashtë ndeshje për belgët, ku njëra nga to është në Kampionatin botëror të vitit 2014.

Adnan Januzaj . (Photo /Getty Images)

Kombëtarja e Zvicrës pritet të ketë numrin më të madh të futbollistëve shqiptarë në Kampionatin botëror.

– Florent Hadergjonaj pas shkëlqimit në Ligën Premier me Huddersfieldin pritet të grumbullohet.  23-vjeçari ka luajtur në vetëm një ndeshje miqësore me zviceranët në vitin e kaluar.

Florent Hadergjonaj (Photo/ Getty Images)

– Valon Behrami do të jetë lider i Zvicrës në mesfushë. 33-vjeçari ka 76 ndeshje me Zvicrën që nga viti 2005 ku ka shënuar edhe dy gola.

Valon Behrami (Photo/ Getty Images)

– Mesfushori nga Tetova, Blerim Xhemaili ka gjithashtu një rol të rëndësishëm tek Zvicra.  Anëtari i Bolognës ka luajtur në 59 takime me Zvicrën ku ka shënuar edhe nëntë gola.

Blerim Xhemaili. (Photo/ Getty Images)

– Granit Xhaka është futbollisti me vlerën më të madhe tek Kombëtarja e Zvicrës dhe është i pakontestueshëm në mesfushën e helvetikëve. Si zëvendës-kapiten i Zvicrës, Graniti ka luajtur në 57 ndeshje ku ka shënuar edhe tetë gola.

Granit Xhaka. (Photo/ Getty Images)

– Forma e mirë që po kalon në Sion, mund të bëjë që trajneri Petkovic ta ftojë edhe Pajtim Kasamin në Rusi. 25-vjeçari nga Struga ka 12 paraqitje me ekipin A të Zvicrës ku ka realizuar edhe dy gola.

Pajtim Kasami. (Photo/ Getty Images)

– Ylli më i madh i Zvicrës edhe në këtë kampionat botëror dhe rreziku kryesor për kundërshtarët pritet të jetë Xherdan Shaqiri. Gjilanasi ka luajtur në 66 ndeshje për Zvicrën ku ka arritur të shënojë 20 gola.

Xherdan Shaqiri (Photo/ Getty Images)

– Admir Mehmedi po kalon nëpër një lëndim por pritet të jetë i gatshëm për Kampionatin botëror. Sulmuesi nga Gostivari që po aktivizohet në Bundesliga me Wolfsburgun, ka luajtu 58 ndeshje me Zvicrën dhe ka shënuar shtatë gola.

Admir Mehmedi (Photo/ Getty Images)

– Befasia nga Kombëtarja e Zvicrës pritet të jetë ftesa për Albian Ajetin, që po shkëlqen në elitën e futbollit zviceran me fanellën e Baselit.

Albian Ajeti (Photo/ Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori