LAJMI I FUNDIT:

Është pranë që të arrihet marrëveshja për rimeçin ndërmjet McGregor dhe Mayweather, me rregulla të UFC-së

Është pranë që të arrihet marrëveshja për rimeçin ndërmjet McGregor dhe Mayweather, me rregulla të UFC-së
(Foto: Getty Images)

Është raportuar se është arritur marrëveshja për zhvillimin e rimeçit ndërmjet Conor McGregor dhe Floyd Mayweather.

Kryeredaktorit i The Sports Journal në Dubai, Omar Al Raisi, kishte bërë të ditur se dy ylli i UFC-së dhe boksieri i famshëm do të ndesheshin në Tetëkëndësh me rregulla të modifikuara të arteve marciale.

Të gjitha lajmet për Conor McGregor
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Conor McGregor

“Floyd Mayweather do të ndeshet me Conor McGregor në tetëkëndësh”, kishte shkruar ai duke sqaruar se do të përdoreshin dorëza, nuk do të përdoreshin këpucë dhe se raundi do të zgjaste pesë minuta në kategorinë e lehtë (155).


Po ashtu, ai ka sqaruar se nuk do të ketë goditje me këmbë, as rrëzime, as bërryla dhe as gjunjë.

Organizatorë të meçit, sipas Al Raisit janë kompania e Mayweatherit, UFC-ja dhe kompania e McGregorit.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, një ditë më pas, Al Raisi i ka ndryshuar fjalët duke thënë se akoma nuk është nënshkruar asgjë dhe se modifikimi i rregullave është vetëm temë diskutimi.

Ai ka pohuar se meçi do të zhvillohet në Tetëkëndësh, pasi askush nuk dëshiron një tjetër duel boksi në ring, por duan t’i shohin dy sportistët duke dueluar në fushën e McGregorit.

Ndërsa kur është pyetur presidenti i UFC-së, Dana White, në lidhje me modifikimin e rregullave, ai ka mohuar gjithçka në lidhje me këtë temë.

Mayweather dhe McGregor u ndeshën në gusht të vitit 2017 në një ring boksi. Duelin e fitoi boksieri amerikan me nokaut teknik në raundin e 10-të.

Të gjitha lajmet për Floyd Mayweather
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Floyd Mayweather

Sipas ESPN, vetëm për meçin, Mayweatherit i ishin garantuar 100 milionë dollarë, kurse McGregorit 30 milionë dollarë. Ndërsa nga shitja e të drejtave televizive, sponsorët dhe reklamat tjera, që të dy fituan trefish më shumë nga marrëveshja bazë.

(Foto: Getty Images)

Që nga ajo kohë është spekuluar se dy sportistët do të zhvillonin një rimeç, por kësaj radhe me rregulla të UFC-së dhe tashmë duket se diçka e tillë është shumë afër që të ndodhë.

CBS dhe Daily Mail kanë raportuar se shuma bazë e duelit të dytë mes Mayweather dhe McGregor do të jetë deri në 300 milionë dollarë. /Telegrafi/