LAJMI I FUNDIT:

Nora Istrefi konfirmon bashkëpunimin me Noizyn

Nora Istrefi konfirmon bashkëpunimin me Noizyn
Nora Istrefi (Foto: Norik Uka)

Këngëtarja shqiptare, Nora Istrefi, ka konfirmuar se shumë shpejt do ta sjellë projektin e ri.

Ajo për projektin e ri ka bashkëpunuar me një prej reperëve më të pëlqyer.


(Foto: Instagram/ZiniZin)

Nora konfirmoi në një paraqitje televizive se është Noizy këngëtari me të cilin ka bashkëpunuar.

Kënga është realizuar, ndërkaq xhirimet e klipit pritet të fillojnë së shpejti.

Nora Istrefi lansoi së fundmi një varg projektesh të sukseshme duke qenë prej kënngëtareve femra më të suksesshme të momentit.

Nora ka pasur një turne të ngjeshur, përkundër faktit se është edhe një nënë mjaft e angazhuar me vajzën Renee.

@insomniadiscoclub Lausanne ?

A post shared by Nora Istrefi (@_noraistrefi_) on Mar 12, 2018 at 7:14am PDT

Ditë më parë këngëtarja pranoi se nuk do t’ia falte Robertit një tradhti. /Telegrafi/