LAJMI I FUNDIT:

Coutinhos nuk i pëlqen kënga që tifozët e Liverpoolit i kanë kushtuar treshes Salah, Mane dhe Firmino

Coutinhos nuk i pëlqen kënga që tifozët e Liverpoolit i kanë kushtuar treshes Salah, Mane dhe Firmino
Foto: YouTube

Përfaqësuesja e Brazilit fitoi ndaj Argjentinës me rezultat 1-0 dhe Philippe Coutinho ishte një nga më të mirët në këtë takim.

Por, 25-vjeçarit iu prish disponimi teksa po kalonte në zonën e mediave.

Ai për një moment u ndalua nga një gazetar duke menduar se do të pyetet rreth fitores, por në fund përfundoi duke e kujtuar të kaluarën e tij te Liverpoolit.


Coutinho u pyet se a i pëlqen kënga që tifozët kanë krijuar për Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.

Dhe normalisht që nga reagimit i tij u kuptua që ajo nuk i pëlqen aspak dhe me drejtë pasi pjesë e tekstit (normalisht jo për të mirë) është dhe ai.

Philippe Coutinho gjatë prezantimit te Barcelona (Foto: Getty Images)

“Salah, oh Mane Mane, Roberto Firmino dhe ne kemi shitur Coutinhon”, thuhet në një pjesë të këngës, që tifozët tentojnë të tregojnë se pavarësisht se Coutinho u largua ata prapë kanë një super treshe.

Braziliani kaloi nga Reds te Barça gjatë janarit për 162 milionë euro. /Telegrafi/

Kënga e plotë: