LAJMI I FUNDIT:

Agon Amiga flet rreth projekteve të reja: Dueti me Cozman vjen brenda pak ditësh, pas tij bashkëpunimi me Teuta Selimin

Agon Amiga flet rreth projekteve të reja: Dueti me Cozman vjen brenda pak ditësh, pas tij bashkëpunimi me Teuta Selimin

Reperët e njohur të labelit ‘Babastars’, Agon Amiga dhe Cozman janë bërë bashkë për projektin e tyre të radhës.

“Prej Tirone” titullohet kënga e tyre më e re, e cila do të jetë e gatshme për publikun brenda pak ditësh.


Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një bisedë për Telegrafin, ka qenë Agon Amiga ai i cili ka shpalosur ekskluzivisht detajet e këtij bashkëpunimi.

“Pas suksesit të këngës “Shih ti kishe”, vendosëm të realizojmë edhe disa këngë në bashkëpunim, dhe të dy jemi përshtatur shumë mirë në këngën e re “Prej Tirone”, dhe besoj shumë në këtë projekt që do të jetë i suksesshëm dhe do iu pëlqejë publikut”, ka thënë Agon Amiga për Telegrafin.

Agon Amiga dhe Cozman gjatë xhirimeve të klipit të ri “Prej Tirone”

Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, të cilat janë kryer jashtë vendit, dhe do t’i sjellin reperët pritet të vijnë mjaft me stil në videon e re.

“Xhirimet janë bërë në Gjermani dhe Kosovë nga dy produksione të ndryshme, High Entertainment dhe XL Films. Besoj se do dalë diçka interesant”, ka treguar më tej reperi Amiga.

Përveç këtij bashkëpunimi, reperi Agon Amiga së shpejti do të sjellë edhe një bashkëpunim tjetër me këngëtaren Teuta Selimi. Në përfundim të bisedës, reperi shpalosi disa detaje edhe për këtë bashkëpunim.

“Po, edhe me Teuta Selimin shpresoj që të arrijmë ta publikojmë bashkëpunimin në fillim të prillit sipas parashikimeve, por do ketë edhe bashkëpunime tjera”, ka përfunduar Agon Amiga për Telegrafin.

Bashkëpunimi “Prej Tirone” pritet të publikohet javën e ardhshme. /Telegrafi/

Coming soon….. #prejtirone #babastars

A post shared by AGON AMIGA (@agon.amiga) on Mar 21, 2018 at 11:49am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori