LAJMI I FUNDIT:

Tri shqiptare në Top 13 në Mbretërinë e Bashkuar, Bebe Rexha: Jam krenare me Rita Orën dhe Dua Lipën

Tri shqiptare në Top 13 në Mbretërinë e Bashkuar, Bebe Rexha: Jam krenare me Rita Orën dhe Dua Lipën

Tashmë jemi të gjithë dëshmitarë të tre vajzave shumë të talentuara që kanë bërë krenarë shqiptarët me sukseset e tyre.

Bëhet fjalë për Rita Orën, Dua Lipën e Bebe Rexhën – këngëtare të cilat kanë arritur të jenë të suksesshme në arenën ndërkombëtare.


Në top listën javore të imunes në Mbretërinë e Bashkuar, të tre këngëtaret në fjalë janë të renditura në një nga pozitat e top 13 më të mirave.

Në vendin e katërt gjendet shqiptarja Rita Ora së bashku me Liam Prayne për këngën e tyre “For You”, e cila është njëherësh edhe kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”.

Ndërkohë, vendi i gjashtë është i rezervuar për shqiptaren tjetër të suksesm, Dua Lipën, e cila mban këtë pozitë me projektin e saj më të fundit muzikor “IDGAF (I don’t give a fuck)”.

Ndërsa e trembëdhjeta renditet këngëtarja Bebe Rexha për këngën e saj “Meant to be”, të cilën e këndon në bashkëpunim me Florida Georgian.

Ka qenë pikërisht kjo e fundit, e cila ka ndarë me fansat në rrjetin social Instagram, listën me këngët zyrtare javore më të kërkuara në imunes.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo ka shkruar se ndjehet më se e lumtur që tre vajza shqiptare janë pjesë e kësaj liste, duke kujtuar historinë e babait të saj, se si kishte arritur në Amerikë.

“#13 në iTunes, në Mbretërinë e Bashkuar ! Gjithashtu tre vajzat shqiptare në krye të top 20! Kjo është e pabesueshme! Unë e di se të gjithë prindërit tanë kanë punuar kaq shumë për të na mundësuar një jetë më të mirë për ne. Babai im erdhi në Amerikë në vitet ’80 dhe ka bërë kaq shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe madje edhe më krenare për femrat që po fitojnë me mua tani! Kjo është për babanë tim” (sic.), janë fjalët e këngëtares Bebe Rexha, emri i vërtetë i së cilës është Bleta. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori