LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Anulohet Derby della Madonnina dhe gjitha ndeshjet e së dielës në Serie A, shkak vdekja e Astorit

Zyrtare: Anulohet Derby della Madonnina dhe gjitha ndeshjet e së dielës në Serie A, shkak vdekja e Astorit

Federata Italiane e Futbollit ka marr vendim zyrtar për anulimin dhe shtyrjen e ndeshjeve të së dielës në Serie A për shkak të vdekjes së papritur të kapitenit të Fiorentinas, Davide Astori.  

Tani është zyrtare, të gjitha ndeshjet e sotme (e diel) të Serie A janë anuluar pas vdekjes së papritur të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.


Mbrojtësi i 31-vjeçarit italian ndërroi jetë në gjumë gjatë natës dhe u zbulua nga shokët e ekipit këtë mëngjes kur ai nuk arriti të zgjohej për mëngjes.

Futbolli italian në zi, Davide Astori gjendet i vdekur në dhomën e hotelit
Lexo po ashtu Futbolli italian në zi, Davide Astori gjendet i vdekur në dhomën e hotelit

Skuadra ishte në një hotel në Udinese në pritjen e ndeshjes së planifikuar të mesditës së sotme (e diel) kundër Udinese në Dacia Arena.

Astori ka mërzitur gjithë spektrin futbolldashës në Italia dhe Evropë me vdekjen e tij (Getty Images)

Pas një kërkese zyrtare nga klubet e shumta dhe Presidenti i Shoqatës së Lojtarëve Italianë, Damiano Tommasi, të gjitha ndeshjet e sotme të Serie A janë anuluar si shenjë zie.

Shumë nga lojtarët kishin punuar me Astorin, pasi ai ishte një reprezentues i Italisë, ku bëri 14 paraqitje me Azurrët.

Fiorentina konfirmon vdekjen e Astorit pas një sëmundje të papritur
Lexo po ashtu Fiorentina konfirmon vdekjen e Astorit pas një sëmundje të papritur

Në orar për ditën e sotme ishin ndeshjet Genoa-Cagliari, Atalanta-Sampdoria, Benevento-Verona, Udinese-Fiorentina, Chievo-Sassuolo dhe Torino-Crotone, të cilat do të zhvilloheshin nga ora 15:00.

Ndërsa, në mbrëmje nga ora 20:45 ishte paraparë të zhvillohej Derby della Madonnina mes Milanit dhe Interit, por të gjithë këto ndeshje janë anuluar dhe të zhvillohet një ditë tjetër. /Telegrafi/

https://twitter.com/SerieA_TIM/status/970267361767981056

Në trend Sport

Më shumë
Milani piketon yllin e Real Madridit si transferimin e parë për verë

Milani piketon yllin e Real Madridit si transferimin e parë për verë

Serie A
Paqueta rrezikon të përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Paqueta rrezikon të përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Premier League
Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Premier League
Flick ka punuar me tre lojtarë aktual të Barcelonës - kryesia katalunase e pyeti vetëm njërin se si punon trajner gjerman

Flick ka punuar me tre lojtarë aktual të Barcelonës - kryesia katalunase e pyeti vetëm njërin se si punon trajner gjerman

La Liga
Golden Eagle Ylli e mbyll çerekun e parë në epërsi ndaj Trepçës

Golden Eagle Ylli e mbyll çerekun e parë në epërsi ndaj Trepçës

Super Liga
Publikohet lista me top 10 klubet më të vlefshme në botë - Man United në vendin e dytë

Publikohet lista me top 10 klubet më të vlefshme në botë - Man United në vendin e dytë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori