LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Deklarata e Edi Ramës ishte më shumë se simbolikë (Video)

Krasniqi: Deklarata e Edi Ramës ishte më shumë se simbolikë (Video)

Jakup Krasniqi nga partia NISMA Socialdemokrate, në emisionin “Përballje” ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama për një president mbarëkombëtar.

Ai ka thënë se deklarata e kryeministrit Edi Rama nuk u kuptua ashtu siç duhet.


“Ne nuk duhet të kemi frikë nga fjalët që dërgojnë nga një komunikim ndryshe. Unë dua ta shohë një fjalë më tepër programore të një perspektive të ardhshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, deklarata e Ramës ka qenë më shumë se simbolikë.

“Duhet rishikuar se sa realiste ishte, përndryshe përmbajtja e fjalimit kishte përmbajtje të fortë, por duhet të shikojmë se si duhet të ecim në atë drejtim dhe mendoj se Kosova dhe Shqipëria kanë pasur mundësi ku gjatë këtyre viteve ta kenë një treg të përbashkët. Deklarata është shumë e fryrë, që nuk e tregon realitetin ashtu siç duhet. Vendet tona, kështu të izoluara nuk mund të zhvillohen. Ka shpërputhje në këtë drejtim sa i përket çështjes së bashkëpunimit tregtar”, ka shtuar Krasniqi.

Edi Rama: E pamundura u bë e mundur fal heronjve të Kosovës
Lexo po ashtu Edi Rama: E pamundura u bë e mundur fal heronjve të Kosovës

Ndryshe kryeministri Edi Rama ka përmendur dje në Kuvendin e Kosovës idenë për një president mbarëkombëtar.

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me gazetar Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë nga ora 20:10 në RTV Dukagjini e  Telegrafi.com. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori