LAJMI I FUNDIT:

Ramos kërkon shërbimet e Bonuccit te Reali

Ramos kërkon shërbimet e Bonuccit te Reali

Milan nuk po kalon nëpër një fazë të mirë në kampionatin elitar italian të Serie A.

E një ndër fajtorët kryesor është edhe Leonardo Bonucci, i cili nuk po shfaq potencialin që kishte para se të transferohej te Juventusi.

Megjithatë, sipas burimeve të Sport Mediaset, italiani mund të largohet nga shtatë herë kampioni i Evropës.


Por, shërbimet e italianit po i kërkon mbrojtësi spanjoll i Real Madridit, Sergio Ramos.

Ky i fundit ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të paraqitet ofertë për transferimin e mbrojtësit italian.

Bonucci iu bashkua skuadrës që tani drejtohet nga Gennaro Gattuso në verën e vitit të kaluar, në një transferim befasues nga Juventus.

Ndryshe, 30-vjeçari deri më tani ka pasur 18 paraqitje për Milanit ndërsa ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/