LAJMI I FUNDIT:

Princi Harry do të martohet në verë

Princi Harry do të martohet në verë
TORONTO, ON - SEPTEMBER 25: Prince Harry (R) and Meghan Markle (L) attend a Wheelchair Tennis match during the Invictus Games 2017 at Nathan Philips Square on September 25, 2017 in Toronto, Canada (Photo by Chris Jackson/Getty Images for the Invictus Games Foundation )

Princi Harry dhe e dashura e tij, aktorja Meghan Markle, mund të martohen në verë, me shumë mundësi brenda qershorit.

Shtypi britanik dhe amerikan raportojnë për këtë temë, sidomos tani që aktorja ka braktisur totalisht “Suits”, serialin televiziv ku ishte protagoniste për shtatë sezone.

(Foto: Getty Images)

Meghan, në fakt, ka lënë Kanadanë dhe është transferuar në Londër, dhe sipas Daily Star, çifti është në pritje të një përgjigje nga arqipeshku i Canterbury, Justin Welby, për t’u martuar në kishë, pasi aktorja ka një divorc mbi shpatulla.

Princ Harry fejohet për Krishtlindje
Lexo po ashtu Princ Harry fejohet për Krishtlindje

Ajo u nda në vitin 2013 nga bashkëshorti i saj i parë, Trevor Engelson, pas dy vitesh martesë.

Nëse vjen miratimi, atëherë fjalën e fundit do ta japë mbretëresha Elisabeth II.

(Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, është spekuluar se çifti do të fejohet për festat e fundvitit, kur edhe do të zyrtarizohen planet për martesë.

Burime të Daily Mail kanë thënë se pas zhvendosjes në Londër të Meghan, familja mbretërore pritet të njoftojë për fejesën e tyre.

“Ata kanë vendosur që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me fejesë gjatë festave të dhjetorit”, është cituar një burim. /TCH/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një lexues buzësh ka zbuluar së fundmi se çfarë i tha Mbretëresha Elizabeth Princeshës Diana në dasmën e saj me Charles

Një lexues buzësh ka zbuluar së fundmi se çfarë i tha Mbretëresha Elizabeth Princeshës Diana në dasmën e saj me Charles

Magazina
Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj nisin pushimet në Greqi

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj nisin pushimet në Greqi

Magazina
Halsey thotë se është

Halsey thotë se është "me fat që është gjallë", teksa rrëfen mes lotësh luftën e saj me leukeminë dhe lupusin

Magazina
Pas humbjes nga Real Madridi, Noizy ngushëllon Karim Adeyemi me një dhuratë luksoze

Pas humbjes nga Real Madridi, Noizy ngushëllon Karim Adeyemi me një dhuratë luksoze

Magazina

"Me Gjylen" vjen me episodin e ri "Xhelozia" - Gjyla dhe Sheqa vazhdojnë të mbajnë inate me njëri-tjetrin

Magazina
Hodhi akuza të mëdha ndaj tij në Big Brother, Juli e paralajmëron Jetmirin: Duhet të ma vërtetosh, përndryshe meriton një padi për shpifje

Hodhi akuza të mëdha ndaj tij në Big Brother, Juli e paralajmëron Jetmirin: Duhet të ma vërtetosh, përndryshe meriton një padi për shpifje

Magazina
Kalo në kategori