LAJMI I FUNDIT:

Ter Stegen e ndihmon Barcelonën për transferimin e Goretzkas

Ter Stegen e ndihmon Barcelonën për transferimin e Goretzkas

Leon Goretzka ka vendosur përfundimisht të mos vazhdojë kontratën e tij me klubin aktual Schalke 04.

Reprezentuesi i Gjermanisë ka kontratë me klubin e tij deri në verën e vitit 2018, dhe ka refuzuar vazhdimin e saj.


Schalke i ka ofruar kontratë pesë vjeçare me rreth pesë milionë euro në stinor, por Goretzka ka refuzuar pasi dëshiron një skuadër më të madhe.
Në garë për talentin gjerman janë skuadra të mëdha si Juventus, Bayern Munich, Chelsea, Arsenal dhe Barcelona.

Por duket se gjiganti spanjoll ka gjasat më të mëdha për të nënshkruar me mesfushorin e talentuar.

Është portieri gjerman i Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen që ka folur për transferimin e Goretskaz në ‘Camp Nou’.

“Leon është një futbollist fantastik. Ajo që ai ka bërë me Kombëtaren dhe klubin e tij është e mrekullueshme. Besoj se në të ardhmen do të përmirësohet edhe më shumë”.

“Dëshira ime është që ai të vijë te Barcelona. Do të bisedojë që ta bind të më bashkohet në Barcelonë”, ka deklaruar Ter Stegen.

22-vjeçari mund t’i bashkohet Barcelonës në muajin janar nëse klubi katalunas dëshiron të paguajë rreth shtatë milionë te Schalke, për ndryshe në qershor ai mund t’i bashkohet si futbollistë i lirë. /Telegrafi/