LAJMI I FUNDIT:

Florentino Perez jep dritën e gjelbër për transferimin e lojtarit që do ta zëvendësojë Kroosin

Florentino Perez jep dritën e gjelbër për transferimin e lojtarit që do ta zëvendësojë Kroosin

Tregu i transferimeve ka nisur të trazohet dhe një nga emrat që bie në sy në axhendën e gjigantëve evropianë është Florian Wirtz.

Mesfushori i talentuar 21-vjeçar i Bayer Leverkusen ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit me paraqitjen e tij të shkëlqyer këtë sezon dhe ata e shohin atë si zëvendësuesin ideal të Toni Kroos.

Edhe pse kishte spekulime për një transferim të mundshëm në radhët e Bayern Munichut, raportimet e fundit zbulojnë interesimin e Real Madridit për lojtarin. Sipas këtyre raportimeve, klubi bardhezi do të mendonte seriozisht për nënshkrimin e Wirtz, por jo gjatë kësaj vere, por për sezonin në vijim.

Macron i dëshpëruar për Mbappen: Sot do t’i lutet Perezit që t’ia plotësojë dëshirën e madhe
Lexo po ashtu Macron i dëshpëruar për Mbappen: Sot do t’i lutet Perezit që t’ia plotësojë dëshirën e madhe

Real Madrid e sheh Wirtzin si kandidatin ideal për të zëvendësuar Toni Kroos në mesfushë. Me njoftimin e pensionimit të gjermanit pas Euro 2024, klubi Merengue kërkon të sigurojë një zëvendësim cilësor dhe beson se gjermani i ri përshtatet në mënyrë të përkryer në atë rol.

Wirtz, kontrata e të cilit me Leverkusen është deri në vitin 2027, është i fokusuar në skuadrën e tij aktuale dhe finalen që sot e luan në Ligën e Evropës. Edhe pse Real Madridi është i interesuar për shërbimet e tij, lojtari nuk po mendon të largohet nga Leverkusen këtë verë. Kjo është arsyeja pse Real Madrid do të vë bast për nënshkrimin e tij në verën e vitit 2025.

E ardhmja e Florian Wirtz po shfaqet si një nga temat më të nxehta në botën e futbollit në muajt e ardhshëm. Me klubin spanjoll që ndjek nga afër lëvizjet e tij në tregun e transferimeve, pritshmëria për ardhjen e tij të mundshme në Bernabeu vazhdon të rritet, ndërsa talenti i ri vazhdon të shkëlqejë në skenën evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Përfaqësueset
LIVE: Itali 2️⃣-1️⃣ Shqipëri - Kuqezinjtë po kërkojnë barazimin

LIVE: Itali 2️⃣-1️⃣ Shqipëri - Kuqezinjtë po kërkojnë barazimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Me golin ndaj Italisë, Nedim Bajrami futet në histori të Kampionateve Evropiane

Me golin ndaj Italisë, Nedim Bajrami futet në histori të Kampionateve Evropiane

Kombëtarja e Shqipërisë
Pa kaluar as një minutë lojë, Bajrami shënon për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë

Pa kaluar as një minutë lojë, Bajrami shënon për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë

Përfaqësueset
Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori