LAJMI I FUNDIT:

James shpërthen me 57 pikë, Cavs rikthehet te fitorja (Video)

James shpërthen me 57 pikë, Cavs rikthehet te fitorja (Video)

Magjia në ligën më të fortë të basketbollit NBA nuk ka të ndalur dhe natën e mbrëmshme për të është përkujdesur ‘mbreti’ LeBron James.

Cleveland Cavaliers kishte pësuar katër humbje radhazi dhe kjo si duket nuk i ka pëlqyer aspak mbretit LeBron James.


Në ndeshjen ndaj Washington Wizards, James udhëhoqi skuadrën e tij drejt rikthimit te fitorja me paraqitje të jashtëzakonshme 122:130.

32-vjeçari shënoi 57 pikë, bëri 11 kërcime dhe dhuroi shtatë asistime në këtë fitore të madhe.

Derrick Rose dhe Crowder ishin ndihmesë e madhe për James që shënuan 20 respektivisht 17 pikë.

Breadley Beal për vendasit shënoi 36 pikë dhe Oubre 21 të tjera por të pamjaftueshme për fitore.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Boston Celtics që ka mposhtur në derbin e mbrëmjes Oklahoma City Thunder me rezultat 101:94.

Kyrie Irving me 25 pikë, Al Horford me 20 dhe Jason Tatum me 13 tjera ishin më meritorët për këtë sukses të Celtics.

Irving ishte më efikasi në fitoren e Celtics

Ndërsa më efikasi tek Thunder ishte Paul George me 25 pikë e 10 kërcime i ndjekur nga Russell Westbrook me 19 tjera.

Në ndeshjet tjera të mbrëmshme vlen të përmendet fitorja e Los Angeles Lakers 124:112 ndaj Brooklyn Nets si dhe ajo e San Antonio Spurs 108:101 ndaj Charlotte Bobcats.

Fitore kanë shënuar edhe Houston Rockets dhe Philadelphia 76ers që mposhtën Atlanta Hawks respektivisht Indiana Pacers. /Telegrafi/

Rezultatet:

Cavaliers – Wizards 130:122

Pacers – 76ers 110: 121

Celtics – Thunder 101:94

Nets – Lakers 112:124

Hornets – Spurs 101:108

Rockets – Hawks 119:104

Raptors – Jazz 109:100

Heat – Nuggets 94:95

Pelicans – Mavericks 99:94

Suns – New York Knicks 107:120

Bucks – Pistons 96:105

Bulls – Magic 105:83

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori