LAJMI I FUNDIT:

Ferdinand duket i lumtur në lidhjen e re, dy vjet pas vdekjes së gruas nga kanceri (Foto)

Ferdinand duket i lumtur në lidhjen e re, dy vjet pas vdekjes së gruas nga kanceri (Foto)

Kate Wright dhe i dashuri i saj, Rio Ferdinand, janë shfaqur në disponim të mirë gjatë pushimeve të përbashkëta.

26-vjeçarja e ka treguar figurën e saj trupore duke u rrezitur pranë një pishine së bashku me ish-futbollistin anglez. Çifti ndodhet në Dubai për pushime dhe duket se po ia kalojnë për mrekulli.


(Foto: FlyNet)

Ish-ylli televiziv, e cila u largua nga “Towie” për t’u përqendruar te romanca me Rion, kishte veshur bikini të zeza në kohën kur paparacit i kanë bërë fotografi.

Kate dhe i dashuri i saj 38-vjeçar janë parë duke u përkëdhelur dhe duke u argëtuar me njëri-tjetrin, pasi më në fund e kanë pranuar edhe publikisht lidhjen e tyre.

(Foto: FlyNet)

Ferdinand, i cili është baba i tre fëmijëve, e pranoi lidhjen me Wright në fillim të këtij muaji gjatë pjesëmarrjes në emisionin televiziv This Morning.

Ish-ylli i Unitedit përlotet teksa flet rreth humbjes së bashkëshortes (Video)
Lexo po ashtu Ish-ylli i Unitedit përlotet teksa flet rreth humbjes së bashkëshortes (Video)

Njëkohësisht, ishte hera e parë që ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit shfaqej pa unazën e martesës, prej se gruaja e tij, Rebecca Ellison, vdiq nga kanceri në moshë 34 vjeçare (në vitin 2015).

(Foto: FlyNet)

“Jam shumë i lumtur, fëmijët janë të lumtur. Jam në një lidhje dhe po shkon mirë. Fëmijët e mi meritojnë të jenë të lumtur”, kishte deklaruar asokohe Ferdinand. /Telegrafi/

(Foto: FlyNet)

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori