LAJMI I FUNDIT:

Dhurata Ahmetaj dhe Yll Limani mohojnë lidhjen: Jemi vetëm miq të mirë (Foto)

Dhurata Ahmetaj dhe Yll Limani mohojnë lidhjen: Jemi vetëm miq të mirë (Foto)

Shpesh ndodh që në estradë të krijohen miqësi të ndryshme, të cilat me apo pa dashje tërheqin vëmendjen e publikut.

Këngëtarët Dhurata Ahmetaj dhe Yll Limani janë ndër këngëtarët më të pëlqyer të skenës, të cilët njëherësh ruajnë edhe një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin.


Çiftet e famshme shqiptare që u ndanë, e më pas u ribashkuan përsëri (Foto)
Lexo po ashtu Çiftet e famshme shqiptare që u ndanë, e më pas u ribashkuan përsëri (Foto)

E kjo miqësi duket se ka rrëmbyer më shumë vëmendjen e publikut, të cilët kanë zgjuar kureshtje rreth raporteve mes tyre.

Disa media aluduan sot (e shtunë) se mes dyshes ka nisur një lidhje e re, e që në fakt del të mos jetë një lajm i vërtetë.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Telegrafi ka kontaktuar me vetë artistët në fjalë, të cilët e kanë mohuar këtë fakt, duke thënë se mes tyre s’ka asgjë tjetër veçse një miqësi shumë të mirë dhe të sinqertë.

“Unë Yllin e kam shok shumë të mirë edhe bashkëpunëtor shumë të mirë gjithashtu, mes nesh nuk ka asgjë më tepër se kaq”, ka thënë Dhurata Ahmetaj për Telegrafin.

Dhurata Ahmetaj

Njëjtë është përgjigjur edhe Yll Limani gjatë bisedës, duke mohuar kategorikisht një lajm të tillë të cilin e sheh edhe si zhurmë të panevojshme në media.

“Jo, nuk ka asgjë mes nesh veçse një miqësi të mirë. Nuk e kisha fsheh kurrë një lidhje në qoftë se do ishte e vërtetë, sepse thjeshtë nuk do të kisha nevojë”, tha Yll Limani për Telegrafin.

Yll Limani

Ndryshe, dyshja janë shfaqur pak më shpesh kohëve të fundit në rrjetet sociale, e që mesa duket ekspozimi në Instagram bëri që “viktimat” e thashethemeve kësaj radhe të jenë vet ata.

Sidoqoftë, pjesa më e rëndësishme mbetet fakti që Dhurata dhe Ylli në tërë këto kanë arritur të ruajnë një miqësi shumë të mirë mes vete. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori