LAJMI I FUNDIT:

“Forca Juve, Bonucci”, italiani përballët me të kaluarën në Shkodër, e merr me shaka së bashku me Insignen (Video)

“Forca Juve, Bonucci”, italiani përballët me të kaluarën në Shkodër, e merr me shaka së bashku me Insignen (Video)

Në Shqipëri, shumica e tifozëve përkrahin Juventusin, Interin dhe Milanin, duke qenë kështu rivalë çdo vikend.

Por, sonte (e diel) në Shkodër, teksa mbërriti në hotel Kombëtarja e Italisë, siç duket, një tifoz shkodran, nga video e mëposhtme e xhiruar, nuk ka harruar transferimin nga Juventusi te Milani të Leonardo Bonuccit.

Ky i fundit kur doli nga autobusi u përball me të kaluarën e tij, kjo pasi një tifoz ka bërtitur: “Forca Juve, Bonucci!”, “Forca Juve”.


Në atë moment, mbrojtësi është kthyer me shaka nga Lorenzeo Insigne, që gjithashtu qeshte teksa e shihte dhe i tha edhe diçka

E gjitha kjo është e regjistruar në videon e mëposhtme nga minuta 2:10. /Sportekspres/