LAJMI I FUNDIT:

“Aroma e saj” e sjell më të veçantë kësaj here Shpat Kasapin, këngëtari flet rreth këngës së tij më të re (Foto)

“Aroma e saj” e sjell më të veçantë kësaj here Shpat Kasapin, këngëtari flet rreth këngës së tij më të re (Foto)

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi së shpejti do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor me titull “Aroma e saj”.

Gjatë një bisede për Telegrafin, ai ka zbuluar shumëçka nga kënga e tij më e re, të cilën do ta sjell brenda pak ditësh edhe me klip.


“Kam punuar ka gati një muaj në këtë këngë, muzikën dhe tekstin i ka bërë Ergys Shahu, ndërsa orkestrimin Alsked Renja. Jam i kënaqur shumë nga rezultati dhe po pres vetëm finalizimin me klip”, tha Shpat Kasapi për Telegrafin.

Në vazhdimin e bisedës, këngëtari nga Shkupi rrëfeu edhe tematikën e këngës së re, e cila në thelb ka të kaluarën.

“Teksti trajton temë dashurie/ndarje dhe flet për të kaluarën. Në klip besoj do e kuptoni më mirë, pasi kam aktruar dhe në storje të kaluarën, klip i cili pasqyron lidhjen dhe skenat ku unë jam vet që flas për ndarjen dhe vuajtjen gjatë këndimi. Dmth diçka e tillë”, tregoi më tej ai.

Shpat Kasapi në xhirimet e klipit të ri “Aroma e saj”. (Foto ekskluzive)

Klipi “Aroma e saj” ka përfunduar xhirimet pak ditë më parë, me përcjellje të Telegrafit, ndërsa për paraqitjen e tij Shpati thotë gjatë intervistës se vazhdon të mbetet i njëjti që ka qenë.

“Shpati është i njëjtë çdoherë në stil. Por mendoj se kësaj here me një ritëm ‘reggeaton’, e cila është e këndshme për vesh dhe moderne pak, besoj se publiku do ta mirëpres. Të shoshim se si do pritet”, shtoi tutje këngëtari Kasapi.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sezona e verës ka qenë mjaft e ngjeshur me angazhime për këngëtarin, i cili në pika të shkurtra tregoi për Telegrafin se si ishin muajt e nxehtë të 2017-s për të.

“Të them të drejtën pas një pauze të gjatë nuk është se kam pas shumë angazhime, po 20 mbrëmje gjatë verës më kanë bërë shumë mirë. Shumë më kanë lodhur udhëtimet e koncerteve, por kam kaluar shumë mirë. Kam pasur goxha publik në thuajse të gjitha qytetet e bregdetit shqiptar ku kamë kënduar, dhe do vazhdoj të jem i angazhuar”, përfundoi Shpat Kasapi për Telegrafin.

Ndryshe, klipi i ri “Aroma e saj” do të publikohet brenda pak ditësh, gjersa në vazhdim ju prezantojmë me disa pamje ekskluzive nga klipi i ri, në të cilin këngëtari do të shfaqet mjaft me stil dhe i veçantë. /Telegrafi/


Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori